TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për dënimin me 12 vite burg të ish punonjësit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Hektor Voci. Ngjarja për të cilen akuzohet ish-punonjësi i SHIK, ka ndodhur në 10 shkurt 1997. Voci, në atë kohë 31 vjeç akuzohet se ka ekzekutuar nje ish punonjës policie pas një grindje që mes tyre per shkak të një parakalimi të gabuar. Voci është arrestuar por është larguar nga paraburgimi së bashku me të burgosurit e tjerë për shkak të shpërthimit të burgjeve në Shqipëri.
Ai u ekstradua me shkurt 2015, nga Britania e Madhe. Ndërsa gjatë kësaj periudhe çështjet ndaj tij ishin kishin kaluar disa herë në të gjitha shkallët e gjyqësorit madje duke u dënuar me burgim të përjetshme por këto dënime janë rrëzuar derisa Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë me 18 vite burg që nga gjykimi i shkurtuar ulet në 12 vite burg.
Si ndodhi ngjarja në 1997-ën:
Në datë 10.02.1997, Hektor Voci, punonjës i SHIK, ka qenë duke udhëtuar për arsye pune, në segmentin Tiranë – Fushë-Krujë, me kamion tip Benz si pasagjer dhe makina po drejtohej nga shtetasi me iniciale B. Xh, punonjës i SHIK. Ky i fundit ka parakaluar në mënyrë të gabuar duke vënë në rrezik automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C, punonjës policie pranë Komisariatit Nr. 4, në Tiranë. Punonjësi i policisë, shtetasi me iniciale A. C i ka ndjekur me makinë dhe i ka ndaluar ata pranë fshatit Tapizë. Ai ka dalë nga automjeti i tij dhe është afruar duke mbajtur në dorë armën e shërbimit tek kaminoni ku ndodhej i pandehuri Hektor Voci. Ky i fundit e ka qëlluar me automatikun e shërbimit duke e vrarë.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.9%
-
Jo
18.7%
-
Ndoshta
10.4%
Vota total: 587
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar
22 Korrik, 16:22
-
Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranë, pamjet me dron! Rama: Krijon akses me çdo portë hyrëse dhe dalëse në kryeqytet
22 Korrik, 10:45
-
Kapet hajduti 'serial' i biçikletave, 44-vjeçari u zbulua nga kamerat e sigurisë
21 Korrik, 10:02
-
I droguar në timon, shoferi i Benzit përfundon tek dy biznese në Tiranë! Vihet në pranga
20 Korrik, 19:37
-
Denoncimet nga Onkologjiku: S’ka ilaçe, po i blejmë shtrenjtë në farmaci! Në spital pa kondicioner, plas derri, jo robi!
20 Korrik, 15:06
-
Bashkia e Tiranës, 3 bursa për studentët në Kolegjin e Europës, Veliaj: Investim që do ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre
20 Korrik, 13:46
-
U dhunua brutalisht nga bashkëjetuesi i vajzës me të cilën fliste në Instagram, ndërron jetë në spital 42 vjeçari nga Bilishti
19 Korrik, 18:41
-
Veliaj: Kamza dhe Tirana do të lidhen me disa ura të reja, do të jetë aksi më i madh ekonomik
19 Korrik, 17:08
-
U arrestuan nga 'Plumbi i Artë', GJKKO dënon me burg Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
19 Korrik, 16:08
-
Shëngjin/ I kërkuar për trafikun e 110 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali
19 Korrik, 13:37
-
'Mikrokreditë', sekuestrohen shoqëritë 'Micro Credit Albania' dhe 'Final'! Prokuroria: Krijuan skema mashtrimi për t'u zhvatur miliona euro qytetarëve
19 Korrik, 12:03
-
Tiranë/ Trafikonte kanabis dhe kërpudha narkotike, në pranga 32-vjeçari amerikan
19 Korrik, 11:45