Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i Mentor Hasani, 43 vjeç, banues në Dibër.
43-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Dibrës, me vendimin të 31 marsit 1998, e ka dënuar me 17 vjet burg për veprat penale: “Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje të armëve luftarake"
Me datë 28 gusht 1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër, Mentor Hasani ka vrarë me armë zjarri një person me inicialet S. C., i cili po kthehej në banesën e tij.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë.
Dmth ky ka qene 21 vjec kur ka vrare. Bajgë e lindur bajgë!
Përgjigju