Vrau duke e goditur me levë në kokë nusen e djalit pas një konflikti brenda familjes, Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg vjehrrin, Ndoc Tota, 75-vjeç.
Tota është penduar përpara trupit gjykues duke pranuar krimin, por gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg.
Ai ka thënë se me nusen e djalit, Vera Tota, 41 vjeç, ka pasur konflikte të vazhdueshme, pasi sipas tij, nuk sillej mirë.
75-vjeçari ka justifikuar edhe aktin e rëndë duke thënë se nuk ka dashur ta vrasë nusen e djalit, por vetëm ta trembë.
"Me nusen e djalit kam pasur konflikte përherë. Nuk sillej mirë, rrihte femijët dhe pardje në mengjes më fyeu ndaj e godita për ta trembur e jo vrarë", ka thënë ai.
[gallery]22116[/gallery]
E vrau se nuk i shërbeu kafenë
Krimi brenda familjes tronditi Kurbinin dy ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhejë, ku vjehrri ka vrarë nusen e djalit për arsye banale.
Bëhet fjalë për 75-vjeçarin Ndoc Tota i cili vrau me levë nusen e djalit, 41-vjeçaren Vera Tota, nënë e dy fëmijëve 7 dhe 12 vjeç.

(Vera Tota, 41 vjeçarja që humbi jetën pasi u qëllua me levë nga vjehrri)
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se vjehrri ankohej vazhdimisht për mos shërbimin nga nusja, që dyshohet dhe të ketë qenë shkaku i vrasjes.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ku mendohet se nusja nuk i ka shërbyer kafenë vjehrrit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO