Kanadaja refuzon ekstradimin e Ëngjëll Brahimit, në Shqipëri i dënuar me burg përjetë për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8 vjeç

Kanadaja refuzon ekstradimin e Ëngjëll Brahimit, në Shqipëri i dënuar me burg përjetë për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8 vjeç

Ëngjëll Brahimi, foto: Gazeta Montreal

Një gjyqtar në Gjykatën e Lartë në Quebec të Kanadasë, sipas Montrealgazette ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ëngjëll Brahimit, i dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8-vjeçar 20 vite më parë.

Gjykata kanadeze sipas medies ka pranuar sot kërkesën e bërë nga vetë Brahimi, që të mos ekstradohet në Shqipëri. Gjykatësi Alexandre Boucher tha  se kishte probleme me provat e paraqitura.

Gjatë gjyqit, e veja identifikoi personin që qëlloi burrin e saj përmes një grupi prej katër fotosh të paraqitura nga policia gjashtë muaj pas vrasjes. Formacioni i fotografive nuk mund të gjendet tani, vuri në dukje Boucher ndërsa jepte vendimin e tij në gjykatën e Montrealit.

“Thënë thjesht, formacioni i dhënë (në kërkesën për ekstradim) nuk përputhet me formacionin e përshkruar nga dëshmitarja në dëshminë e saj,” tha Boucher.

“Provat shtesë vërtetuan gjithashtu se formacioni fotografik (i paraqitur gjatë gjyqit në Shqipëri) ishte i pamjaftueshëm. Ai përmbante vetëm katër fotografi me fotografinë e të dyshuarit që dallohej nga të tjerët. Dëshmitë janë kaq të dëmtuara dhe kaq të pabesueshme saqë ekstradimi do të ishte një gabim drejtësie,” shtoi ai.

Ai akuzohet për vrasjen e oficerit të policisë, Astrit Braçe dhe djalin e tij 8- vjeçar, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht 2000 në Fier. 

E gjithë vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje. Kjo sepse në vitin 1997, vëllai i Ëngjëll Brahimit, Iliriani, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë, pasi dikush kishte hapur zjarr ndaj një ambulance. Braçe ishte një nga policët e pranishëm në momentin e vrasjes së vëllait të Brahimit. Në 1999 ndaj Braçes u organizua një atentat, por rezultoi i dështuar. Ëngjëll Brahimi ishte i dyshuari kryesor, por ndaj tij nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar.

Më 10 gusht 2000, Braçe me bashkëshorten, me djalin e tyre Asllanin, vajzën, mbesën dhe nipin po shkonin në plazh. Të gjithë po udhëtonin në mjetin Mercedes-Benz dhe kur po ktheheshin, makina është goditur me armë zjarri në fshatin Poro-Pishë ku humbi jetën efektivi dhe djali i tij 8 vjeçar. Brahimi dyshohet se ka dalë nga një Audi dhe ka hapur zjarr në drejtim të Mercedes-Benz. Referuar asaj që shkruan mediat kanadeze, oficeri i policisë ka arritur të dalë nga makina dhe është nisur drejt një lumit Vjosë. Ndërkohë, gruaja e Braçes ka arritur ta shohë autorin dhe i ka bërtitur “kriminel më vrave djalin”. Në këtë momente, autori nuk i është përgjigjur, por ka hipur në automjetin e tij dhe është larguar për të ndjekur oficerin. Gruaja e Braçes tha se më vonë dëgjoi të shtëna. Trupi i të shoqit u gjet të nesërmen në buzë të lumit Vjosa.

1700172553_engjllbrahimi.jpg

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 17/11/2023 15:37

    Duhet sigurimi i shtetit qe te vriste vet dhe matane oqeanit.

    Përgjigju
  • rezi: 17/11/2023 11:30

    Drejtesi e degjeneruar,mbaheni dhe vrafte dhe ne Kanada dhe do Zoti ndonj gjyqetare.

    Përgjigju
  • Beni: 17/11/2023 10:15

    E te bejne moral kto vendet perendimore per demokraci e per drejtesi.

    Përgjigju
  • Torontonion: 17/11/2023 02:04

    Sistemi gjyqesor kanadez eshte i mbaruar, i falimentuar fare. Shume kriminele nuk gjykohen se u kalon afati i nxjerrjes ne gjyq.Ka vite qe kerkohet reformimi i tij, bile edhe nga figura te larta te politikes si premieri i Ontarios, Doug Ford. Kriminelet arrestohen nga policia dhe leshohen nga gjykatesit dhe ata vazhdojne te bejne krime te tjera.Ne vitin 2022 Kanadaja ishte vendi i pare ne bote per vjedhje makinash dhe vazhdon te jete akoma.Te gjitha pasojat e vjedhjeve i paguajne shoferet qe paguajne siguracione me te larta. Nuk mund te presesh drejtesi nga gjykatesit kanadez.

    Përgjigju
    • Torontonian: 17/11/2023 14:19

      Trap je vet o idiot qee nuk ke mesuar asgje, qe nuk di as anglisdht as nuk kupton gje nga se cfare behet ne Kanada.Vazhdon akoma te flisni per lajmet nga shqiperia edhe pse keni nga 20 vjet ne Kanada. Verfikoji cfare kam thene une se i ke ne internet te gjitha

    • Kanadez panxhar: 17/11/2023 13:17

      U dhjefsh ne gjume o trap. U bete ju muter te gjykoni kush eshte sistem i lire dhe kush eshte i mbaruar. Kthehuni ne Shqiperi te gjeni nje sistem tribal si ne Afganistan

    • Ops: 17/11/2023 08:25

      Kur shteti idjot shqiptare seshte i afte te mbledh prova por denon njerez me bindje nuk mundet te bind asnje gjykate ne bote, i pa afte te plotesoj nje dosje per ta cuar te plote sepse e kane mbush shtetin me idjot qe sdin cfar eshte tastiera dhe pc

  • Deani: 16/11/2023 23:18

    Ky Plera, ky Kurv burre qe vrau femije per te marre hakun e nje idioti qe e kishte vlla merriton te pushkatohet . Ky vllai i tij terrorizoi nje lagje te tere ne Fr me kallash. Nje familje psikopatesh.

    Përgjigju
    • Edi Rama: 03/05/2024 08:02

      Mir ja beri ketij ju jeni vend barbar edhe detyrohesh ta marresh ligjin ne duart e tua se juve shisni edhe bythen po tju jepet rasti jeni popull pa nder barbaresh. Drejtesi skeni e skeni por nuk vini dot nje njeri te paster ne krye se te gjithe jeni pa bes.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut