Vrau policin dhe djalin e tij 23 vite më parë në Fier, Ëngjëll Brahimi do të presë në liri vendimin për ekstradimin nga Kanadaja në Shqipëri

Vrau policin dhe djalin e tij 23 vite më parë në Fier, Ëngjëll Brahimi do të presë në liri vendimin për ekstradimin nga Kanadaja në Shqipëri

Ëngjëll Brahimi

Ëngjëll Brahimi, 60 vjeçari shqiptar i cili u arrestua në janar të këtij viti në Kanada pasi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri për vrasjen e një oficeri policie dhe djalit të tij 8 vjeçar 23 vite më parë në Fier, do të presë në liri me kusht vendimin për ekstradimin e ti drejt Shqipërisë.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Quebec François Dadour ra dakord për lirimin e përkohshëm të tij të enjten pasi vendosi se ndalimi i tij nuk ishte i nevojshëm për të ruajtur besimin në administrimin e drejtësisë.

Gjykatësi e liroi Brahimin me kusht, duke përfshirë dorëzimin e pasaportës dhe raportimin rregullisht tek autoritetet. Gjykata ka caktuar edhe garanci për t'u siguruar që ai të respektojë kushtet, shkruajnë mediat e huaja

Brahimi erdhi në Kanada si refugjat në vitin 2005 me emrin Piro Kota dhe mori nënshtetësinë kanadeze në vitin 2012, sipas një deklarate të dorëzuar në gjykatë.

Ai akuzohet për vrasjen e oficerit të policisë, Astrit Braçe dhe djalin e tij 8- vjeçar, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht 2000 në Fier. 

E gjithë vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje. Kjo sepse në vitin 1997, vëllai i Ëngjëll Brahimit, Iliriani, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë, pasi dikush kishte hapur zjarr ndaj një ambulance. Braçe ishte një nga policët e pranishëm në momentin e vrasjes së vëllait të Brahimit. Në 1999 ndaj Braçes u organizua një atentat, por rezultoi i dështuar. Ëngjëll Brahimi ishte i dyshuari kryesor, por ndaj tij nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar.

Më 10 gusht 2000, Braçe me bashkëshorten, me djalin e tyre Asllanin, vajzën, mbesën dhe nipin po shkonin në plazh. Të gjithë po udhëtonin në mjetin Mercedes-Benz dhe kur po ktheheshin, makina është goditur me armë zjarri në fshatin Poro-Pishë ku humbi jetën efektivi dhe djali i tij 8 vjeçar. Brahimi dyshohet se ka dalë nga një Audi dhe ka hapur zjarr në drejtim të Mercedes-Benz. Referuar asaj që shkruan mediat kanadeze, oficeri i policisë ka arritur të dalë nga makina dhe është nisur drejt një lumit Vjosë. Ndërkohë, gruaja e Braçes ka arritur ta shohë autorin dhe i ka bërtitur “kriminel më vrave djalin”. Në këtë momente, autori nuk i është përgjigjur, por ka hipur në automjetin e tij dhe është larguar për të ndjekur oficerin. Gruaja e Braçes tha se më vonë dëgjoi të shtëna. Trupi i të shoqit u gjet të nesërmen në buzë të lumit Vjosa.

Sipas dokumenteve të depozituara në kërkesën për ekstradim, u konfirmua se Piro Kota ishte pikërisht Ëngjell Brahimi. Në momentin e arrestimit në janar, ai konfirmoi se Ëngjëll Brahimi duke thënë se ishte në dijeni të akuzave kundër tij dhe se hyri në Shtetet e Bashkuara e më pas në Kanada me një emër të rremë, duke marrë përfundimisht mori nënshtetësinë nën këtë identitet të rremë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • thumbi: 22/05/2023 02:34

    Kush ka leshuar dokumentin e falsifikimit kketij krimineli duhet denuar si bashkepuntor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?