TIRANE-Prokuroria ka mbyllur hetimet për David Qosen, i cili vitin e kaluar vrau efektivin e policisë Ardian Kodra.
 
Në gjyq Qose pretendoi se kishte probleme psikike ndërsa ekspertiza e shpalli atë të aftë mendërisht dhe pa probleme.
 
Prokuroria ka kërkuar burg për jetë për Qosen. 

Qose vrau efektivin e policisë dhe nuk pranonte të dorëzohej pasi terrorizoi fshatin Torovicë, të Lezhës, me armë kallashnikov.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com