TIRANË - Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është ekstraduar nga Londra drejt Shqipërisë i 48-vjeçarit Hektor Voci i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2000 për vrasjen e një efektivi policie në vitin 1997, kohë kur mbante funksionin e punonjësit të SHIK.
Ngjarja për të cilën është dënuar Voci ka ndodhur në prag të trazirave të vitit të mbrapshtë të 1997-s, më 10 shkurt.
Ngjarja për të cilën është dënuar Hektor Voci
Më 10 shkurt 1997, Hektor Voci, ka qënë duke udhëtuar me makinën tip Benz ku ka qënë pasagjer. Në segmentin Tiranë – Fushë-Krujë, makina që drejtohej nga B.XH dhe ku ishte pasagjer Hektor Voci, ka parakaluar në mënyrë të gabuar duke rrezikuar ta rrëzonte në kanal automjetin qe drejtohej nga shtetasi A. C., punonjës policie pranë Komisariatit nr.4, në Tiranë.
Shtetasi A.C i ka ndjekur me makinë dhe i ka ndaluar ata pranë fshatit Tapizë, ku me pistoletën në dorë, me tytën drejtuar poshtë i është afruar makinës duke u prezantuar që ishte punonjës policie .
Ndërkohe që B.XH ka dal nga makina dhe i drejtuar dorën në mënyre fyese, duke i thënë që ishin punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar.
Punonjësi i Policisë A.C ka dal përpara makinës ku takohet me shtetasin Hektor Voci, i cili mbante në dorë automatikun model 56, që kishte marrë për kryerjen e shërbimit.
Hektor Voci ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj shtetasi A.C, duke e lënë të vdekur në vënd.
Gjykata Rrethit Gjyqësor Krujë, me Vendim Nr.35, datë 23.05.2000, e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester – Angli, u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com