Vrau pronarin e lokalit pas sherrit për kalin, ‘të fortit' të Vlorës Eduart Xhezos i konfiskohen 4 makina e një dyqan

Vrau pronarin e lokalit pas sherrit për kalin, ‘të fortit' të Vlorës Eduart Xhezos i konfiskohen 4 makina e një dyqan

Eduard Xhezo

Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi vendimin e konfiskimit të pasurive të Eduart Xhezos, të fortit të Vlorës që vrau një biznesmen vetëm pas sherrit për një kalë, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019.  Eduart Xhezo, i cili u arrestua pas vrasjes së 50-vjeçarit Arben Beqirajt në “Plazhin e Vjetër” në Vlorë, kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së duke kërkuar heqjen e masës së konfiskimit. 

Pasuritë e konfiskuara të Eduart Xhezos, të dënuar me 15 vite burg për vrasje janë 4 makina dhe një godinë shërbimi 3 katëshe në Vlorë.Arben Beqiraj u qëllua me armë në lokalin e tij pasi i kërkoi Eduard Xhezos të mos shëtiste me kalë para biznesit të tij duke qenë se shqetësonte pushuesit.

Për Eduard Xhezo Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Eduart Xhezo është i dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë pasditen e 4 gushtit 2019, ku la pas një viktimë e dy te plagosur.

Eduart Xhezo nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare. Më herët, ai është dënuar me 9.4 vite burg për një tentativë vrasje të dyfishtë, e ndërsa në 25 janar të këtij viti ai u prangos së bashku me një tjetër person si të dyshuar për tentativë të trafikut të drogës, të një sasie prej rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)