Vrau shokun aksidentalisht në gjueti, arrestohet 18-vjeçari në Dibër! Nën hetim një tjetër person që ishte në vendngjarje

Vrau shokun aksidentalisht në gjueti, arrestohet 18-vjeçari në Dibër! Nën hetim një tjetër person që ishte në vendngjarje

Rifat Xheleshi dhe viktima Gentjan Kosiqi

Arrestohet 18-vjeçari Rifat Xheleshi i cili gjatë ditës së djeshme ka qëlluar aksidentalisht nga pakujdesia shokun e tij Gentian Kosiqi 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkaq procedohet penalisht në gjendje të lirë një person tjetër, i cili ishte së bashku me to kur ka ndodhur ngjarja, madje ka dërguar 27 vjeçarin në spital bashkë me autorin e dyshuar. Sekuestrohet arma e gjahut tip çifte, me të cilën autori i dyshuar, nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 27-vjeçarin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje reth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”. Viktima dhe autori kishin dalë për gjueti. Shkaku mendohet të ketë qenë mjegulla e dendur e cila u ka kufizuar shikimin. Ka qenë një shok tjetër i cili bashkë me autorin kanë marrë 27 vjeçarin dhe e kanë nisur për në spital, por ai fatkeqësisht nuk ka mbijetuar prej plagës që ka marrë.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Maqellarë.

Vihet në pranga 18- vjeçari për vrasje nga pakujdesia, si dhe procedohet  penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Sekuestrohet arma e gjahut tip çifte, me të cilën autori i dyshuar, nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 27- vjeçarin.

Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes   së ndodhur në “Kodrat e Obokut”, Maqellarë ku humbi jetën shtetasi G. K., 27 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  R. GJ., 18 vjeç,  banues në Maqellarë, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. M., 23 vjeç, pasi arma me të cilën është kryer qitja, i përket këtij shtetasi të cilën e mbante pa lejen e organeve përkatëse. 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore , ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur rreth orës 13.00, datë 17.12.2020, kishin dalë në "Kodrat e Obokut" për piknik, duke marrë me vete dhe një armë gjahu. Gjatë kohës që shtetasi R. Gj., ka bërë qitje ka plagosur aksidentalisht me pasojë vdekjen  27-vjeçarin.

Materialet  hetimore i kaluan Prokurorisë për veprat penale  " Vrasja nga pakujdesia", e ,"Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë dhe sportive".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 18/12/2020 13:43

    E ka vra Edvin Mafia e don me e kalu si aksident

    Përgjigju
    • Grd: 18/12/2020 18:05

      Ah te qifsha salium mu me goj dhe ty bashke o viçidol

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja