Vrau shokun për borxhin 45-mijë euro, Gjykata dënon me 30 vite burg autorin Islam Mylkaj

Vrau shokun për borxhin 45-mijë euro, Gjykata dënon me 30 vite burg autorin Islam Mylkaj

Viktima Haxhi Bacinozi

Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë me 30 vite burg Islam Mylkaj, personin që ekzekutoi me disa plumba shokun e tij Haxhi Baçinozin.

Një muaj më parë prokuroria kishte lexuar pretencën ndaj këtij të pandehuri, duke kërkuar dënimin e tij me 35 vite burgim. Por në dhënien e vendimit, trupi gjykues është ulur me 5 vjet, duke e dënuar Mylkaj me 30 vjet heqje lirie.

Mylkaj, një vit më parë vrau shokun e tij Haxhi Bacinozin, tek parku i liqenit. Ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi për një borxh financiar prej 45 mijë euro që Baçinozi, ia kishte dhënë ish-mikut të tij Islam Mylkaj. Ky borxh është bërë shkak i përplasjes fizike dhe më pas vrasjes së Baçinozit nga Mylkaj.

Nga materialet që ndodhen në dosjen flitet se dy ish-miqtë nga Mallakastra, Mylka dhe Baçinozi,janë shkëmbyer në një nga shëtitoret e liqenit artificial, ku mes tyre ka pasur një debat.

Baçinozi i ka kërkuar sasinë e eurove Mylkaj, dhe në debat e sipër ai i është drejtuar “...e ore shkërdhatë, ti luan me lekët mia?...” dhe më pas dy ish-miqtë janë përplasur fizikisht duke bërë që Mylkaj ta nxjerrë armën nga brezi dhe ta qëllojë Baçinozin plot katër herë duke e lënë të vdekur në vend.

Islam Mylkaj mundi të largohet me shpejtësi nga vendgjarja por më pas u vetëdorëzua në polici.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?