Strasburg, vrau 3 persona dhe plagosi 11 në tregun e Krishtlindjeve, policia ekzekuton autorin

Strasburg, vrau 3 persona dhe plagosi 11 në tregun e Krishtlindjeve, policia ekzekuton autorin

FRANCE-Dy ditë pas sulmit terrorist në Strasburg, (lexo këtu) ku la të vdekur tre persona dhe plagosi 11 të tjerë pranë tregut të Krishtlindjeve, policia ka ekzekutuar autorin Cerif Chekat 29-vjeç. Ai u vra nga policia teksa ishte fshehur në një magazinë në Meinau.

29-vjeçari u qëllua për vdekje mbrëmjen e sotme pasi hapi zjarr ndaj policisë. Në vendin ku u ekzekutua, u gjetën një granatë, një pushkë dhe katër thika. Pas vrasjes ministri i Brendshëm francez sqaroi edhe dinamikën e ngjarjes. Ai tha se tre agjentë policie i kanë bërë thirrje që të ndalonte, por Cerif Chekat reagoi duke hapur zjarr. 

Autori ishte person me precedent, i dënuar disa herë dhe i njohur për shërbimet inteligjente franceze. Sipas mediave franceze ai dyshohet se ishte radikalizuar gjatë kohës që kishte qenë në burg në vitin 2015.

ISIS mori përgjegjësinë për sulmin në tregun e Krishtlindjeve duke thënë se Cerif Chekat ishte "ushtar i shtetit islamik". Deri tani pesë persona janë arrestuar në lidhje me sulmin, përfshijnë prindërit e Çerif Chektatit dhe dy vëllezërit e tij

.

Viktima Cerif Chekat

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mazllem pepinua: 14/12/2018 06:43

    me siguri ndonje grek do kete qene

    Përgjigju
  • Arbër: 14/12/2018 06:18

    Ndoshta edhe këtë lekcion e mësojnë grekët e qmendur se si trajtohen "heronjtë" kur qëllojnë drejt policisë!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike