TIRANE — Jashar Meta është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e tregtarit, Petrit Kurti. Ngjarja ka ndodhur më 23 gusht të vitit 2012, ku Meta gjatë tentativës për grabitje vrau tregtarin në dyqanin e tij në Yzberisht.
Për këtë ngjarje Gjykata e Tiranës ka marrë dje vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Metës. Në dhjetor të vitit 2013, Meta u dënua me 4 vjet burg vetëm për akuzat e “Kanosjes” dhe “Prodhimit e mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.
Arrestimi i Metës, është bërë pas denoncimit të gruas së tij për “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”. Gjatë kontrollit të banesës Metës ju sekuestrua dhe arma e krimit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com