Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë 20 ditë burg për biznesmenin nga Elbasani, Fatmir Kuçi, i cili tre ditë më parë goditi për vdekje me motoskaf turistin rus, Denis Kaiumov.
Prokurori i çështjes Arjan Xhaferraj kërkoi 30 ditë burg për Kuçin, ndërsa gjyqtarja Atalanta Zeqiraj vendosi masën 20 ditë burg për biznesmenin.
Mbi Fatmir Kuçin rëndon akuza e “Vrasjes nga pakujdesia” dhe rrezikon që të dënohet nga gjobë deri në 5 vite burg.
Fatmir Kuçi ka mohuar autorësinë në vrasjen e turistit të huaj, ndërsa ka deklaruar se ai e ka pikasur viktimën në det dhe ka shkuar ta ndihmojë, duke e nxjerrë në breg.
Prokurori i çështjes është shprehur se jemi ne pritje të akteve të ekspertimit mjeko-ligjor. “Presim këqyrjen e marrjen e të dhënave nga pajisja GPS, mbi lëvizjen e mjetit lundrues në det.
Presim këqyrjen e imtësishme edhe të mjeteve të tjera lundruese dhe pyetjen e dëshmitarëve të tjerë mbi ngjarjen”.
Masa e sigurisë është dhënë në ambientet e spitalit, pasi një ditë më parë, Kuçi u shtrua me urgjencë në spital pas problemeve të shfaqura me zemrën.
Ai iu nënshtrua të gjitha analizave dhe ekzaminimeve mjekësore për të evidentuar nëse bëhej fjalë për ndonjë patologji të mundshme apo thjesht simptoma të shkaktuara nga stresi. Në përfundim të analizave, ka rezultuar se Kuçi nuk vuan nga sëmundje të zemrës.
Në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit të Vlorës janë parë edhe përfaqësues të ambasadës ruse.
Tre ditë më parë, në plazhin e Livadhit, Himarë, Kuçi goditi me skaf turistin rus, Kaimov i cili ishte duke pushuar me familjen e tij.
43-vjeçari rus u gjet i plagosur rëndë rreth 800 m larg bregut, ndërsa humbi jetën në spitalin e Himarës.
Policia arrestoi si të dyshuar biznesmenin nga Elbasani, Fatmir Kuçi, 44 vjeç, të cilit iu sekuestrua motoskafi si dhe disa mjete të tjera lundrimi pa dokumentacionin përkatës.

(Makina e ambasadës ruse, pranë Gjykatës së Vlorës)

(Në foto godina e gjykatës së Vlorës)
Redaksia Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO