Vrau veten në kushte ekstreme varfërie, Report Tv sjell pamje të shtëpisë së 48-vjeçarit! Fqinjët: Nuk e prisnim, i vinte turp se nuk paguante faturat

Mure të plasaritura e të djegura nga tymi i sobës, një divan i vjetër, një dollap me shishe plastike të përdorura shumë herë, një frigorifer me kapakë të ndryshkur, dhe ironikisht, mbi parvazin e oxhakut qirinj të kuq me kuti shkrepëse ngjitur, në mungesë të rrymës elektrike.

Janë këto pamjet që Report TV sjell nga shtëpia në kushte ekstreme varfërie e 48-vjeçarit Fatos Çollaku që vrau veten këtë të martë në Prrenjas.

Këpucët e Fatosit janë të vendosura në cep të dhomës, qesja me duhan mbi tavolinë; nuk dihet nëse 48-vjeçari e kishte planifikuar prej kohësh vetvarjen.

Fatosi jetonte me të motrën, e cila pavarësisht gjendjes së rënduar psikologjike, tregoi se në atë shtëpi kishin jetuar që prej fëmijërisë. Fatosi ishte njeri i qeshur, punonte, vijonte jetën normalisht. Ajo tha se nuk priste që i vëllai të vriste veten.

“Asnjë gjë nuk më foli vëllai mua. Shkonte në pazar, e zinte ndonjëherë rakia, i kalonte, asgjë nuk e gjente. Nuk e priste motra”, tha ajo.

Edhe për fqinjët, vetëvrasja e Fatosit ishte e papritur. Sipas tyre, e vetmja arsye për aktin është varfëria, pasi Fatosi, thonë, kishte sedër dhe i vinte turp që nuk kishte mundësi të paguante faturat e dritave dhe ujit, shërbime këto që ia ndërprisnin herë pas here. 

Fqinjët thonë se Fatosit ia prenë dritat natën kur vrau veten. Një fqinj tha se Fatosit i patën hequr ndihmën ekonomike prej 2000 ose 3000 lekë të reja që merrte, ndërsa një tjetër tha se të ndjerit i ndërprisnin jo vetëm ujin dhe dritat, por edhe ndihmën ekonomike.

“Në 8 të darkës e pashë, u përshëndetem. Të nesërmen e gjeta unë. Nuk kishte dhënë asnjë shenjë, vetëm se nga varfëria ekstreme, sedërqar. Dritat me ndërprerje, një herë ia lidhnin, një hera vinin e ia prisnin. Këtu herë ka pasur drita herë s’ka pasur. Ndihmë ekonomike merret 20 30 mijë lekë të vjetra, edhe ato më duket ia hoqën fare”, tha fqinji i cili ka gjetur trupin e 48-vjeçarit.

“Me ndërprerje i vinin dritat. Mbrëmë ia prenë. I vinte turp. Jetonte me një ndihmë ekonomike 3000 lekëshe, edhe ajo me ndërprerje. Mbrëmë nuk kishte drita. Më shumë u mërzit nga prerja e ujit. I prenë ujin se nuk e kishte paguar. Ishte djali më shembullor i lagjes”, tha një fqinje tjetër.

Pamjet tregojnë se vëllai dhe motra kishin shumë kohë pa vënë dorë mbi shtëpinë e vjetër prej guri. Të gjitha sendet, rrobat, enët, mbulesat, të vendosura anembanë shtëpisë, duket sikur e kanë përsëritur shumë herë ciklin e përdorimit. Por, bazuar në dëshmitë e fqinjëve, më shumë se kushtet Fatosin e rendonte përballja me detyrimet e tij për nevojat bazë të jetesës: pagesa e faturave të energjisë elektrike dhe ujit.

“Ia shkëputen disa herë dritat. Nuk e prisnin”, tha një fqinj tjetër.

D.GJ/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/08/2022 01:20

    /REDI/,cilet ministra?!Ministrat,drejtoret dhe i gjithe zinxhiri qe duhet te merret me keto pune,e ndajne orarin e punes mes zyrave me AC dhe kafeneve per lunch dhe veturave midis dhe kepucet e tyre nuk dine c'eshte pluhuri i rrugeve te qytetit,jo me balta e fshatit.Nuk can koken njeri per te varferit e qyteteve,jo me fshatrat.Te gjithe e kane mesuar si gjeli kengen drejtohuni per cdo gje te /e-Albania/,aplikoni per cdo gje on-line.Si te aplikonte per ndihme ky fatkeq,kur s'kishte as uje,as drite?!Burokratet neper zyra duan vetem letra,as e dine si jetohet.Ju kujtohet para ca kohesh kur nje personi me te dy kembet e amputuara,i prene Kempin?Ja,te njejtet min.e zyrtare jane!Dhe sikur te mos mjaftonte kjo,shteti shperdoron parate per satelite e budallalleqe te tjera,ne vend t'i perdori per te varferit.Ironike eshte fakti se tani te gjithe ne nje akt deshperimi per te zgjidhur hallet e problemet i drejtohen mediave,qe jane kthyer ne zyra ankesash e vend ku zgjidhen problemet,qe ne fakt duhet t'i zgjidhte dikush tjeter.Dhe per kete fatkeq te harruar nga shteti e bota,media erdhi,por shume vone, per t'a bere te njohur rastin e tij,erdhi kur cdo gje kishte marre fund.

    Përgjigju
  • redi: 10/08/2022 16:49

    Shekulli 21 dhe vargjet e Migjenit jane aktuale ; kafshate qe skaperdihet eshte or vlla mjerimi . Rasti i sotem eshte kembane per qeverine ,qe duget te jete mbrojthe ligjore per shtresat vunerabel dhe jo shpenzime per vepra pa efektivitet ekonomik .Duhet ministria sociale te listoj familjet ne nevoja ekstreme dhe mos ti lere deri ne flijim pir ti ndihmoj ,se ne kushtetute cdo qyteyar u Republikes ks te drejten e jetes dhe jo flijimit nga skamja

    Përgjigju
  • shkodra: 10/08/2022 16:09

    Tmerr , kaq te varfer dhe i hiqen dritat dhe ndima ekonomike.

    Përgjigju
    • Lala: 10/08/2022 20:21

      Optimisto ne kohen e Dulles hanin buk te gjith.svdiste asnji nga buka kush hate jasht kush ne internim e kush ne burg.ama hanin te gjith.ky esht bo me keq.ate fut ne burg po te le pa ngron

    • Optimisti: 10/08/2022 16:40

      Rroft partia me ne krye shokun Edver, qe sakrifikohet per porte yahtesh e aeroporte moderne, po ju po e lodhni, po e derrmoni, me keto gjeste mosmirenjohese!

  • Turi: 10/08/2022 15:24

    Keta komshijte qe dalin tani qe ishte fukara perse nuk e ndihmuan kur ishte gjalle apo tani qe vdiq ju vjen keq ? Shteti te ne nuk ekziston qe nga renia e sistemit komunist keta politikane jane ate cka ne meritojme si komb se jemi vk

    Përgjigju
  • ZENO: 10/08/2022 15:04

    Kjo eshte uleritese, nje shoqeri dhe nje pushtet lokal qe nuk duan te ja dijne per vleren e jetes. Nje ndryresire politike dhe nje kriminel qe nivelin e jeteses se nje familje e mat me nje IPHONE. TURP I SHOQERISE, NESE KA AKOMA SHOQERI SE MUA ME DUKET SE JETOJNE QENIE TE VDEKURA PASI KAFSHET KANE ME SHUME DHEMBSURI SE NJERIU.

    Përgjigju
  • Adela: 10/08/2022 14:57

    Me vjen shume keq qe ka vrare veten. Mjerimi dhe varferia jane te tmerrshme. Nuk gjej fjale per tu shprehur. Qofte i Xhenetit.

    Përgjigju
  • Pa vlere: 10/08/2022 14:02

    Si thote Shoku Edi Rama; s'ka njeri qe vdes per buke ne Shqiperi. Ja qe paska. Kapitalizmibi ofron te gjitha. Kete duhet ta mesoje Shoku Edi, keshtu qe te korrigjoje gjuhen! Mos "kakarisi si gjeli n'maje te plehut"

    Përgjigju
  • RIP: 10/08/2022 13:04

    Medet, cfare mjerimi prodhon ky vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

Takimi me Kim në Kuvend, Mediu zbardh fokusin e bisedimeve: Ndikimet ruse në partitë politike 

Takimi me Kim në Kuvend, Mediu zbardh fokusin e bisedimeve: Ndikimet ruse në partitë politike