/ATSH/- Prodhimi i rrushit dhe cilësia e tij, këtë vit ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe në nivele shumë të kënaqshme, ben te ditur ministria e Bujqësisë.
Mesi i muajit shtator shënon thuajse në të gjithë vendin tonë, pjekjen e frutit të rrushit, gjë e cila i hap rrugë vjeljes dhe prodhimit të verës.
Rigjallërimi i vreshtarisë, kantinave të reja dhe zhvillimet në rritje i këtyre dy fushave në vendin tonë, gjaë këtyre viteve të fundit, po e kanaliziojnë këtë sektor, në një stad të ri progresi që kërkon një hop më cilësor organizues-investues-prodhues, për t'u përballur me tregun e brendshëm dhe me import-eksportin e rrushit dhe të verërave.
E kthyer në traditë festa e vjeljes së rrushit në rrethin e Beratit, që u zhvillua pak ditë më parë, mori larminë e një feste të vërtetë falë pjesëmarrjes së gjerë, ku nuk munguan ministra, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë, artistë, dhe prodhues verash nga Shqipëria, Kosova, etj. Për ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti, festa e vjeljes së rrushit, është demonstrim i prodhimit të verërave elitare "Made in Albania". Ndërsa kemi filluar ta konsolidojmë këtë treg, u shpreh ministri, përmes adresimit të granteve dhe subvencioneve."
Tradita e prodhimti të verës është një mundësi për tërheqjen e vizitorëve, tha Panariti, ndërsa shtoi se, si rrjedhojë e ofertës së bollshme dhe të shtuar të prodhimeve bujqësore në tregjet tona, konsumatorit i janë ofruar çmime rreth dy herë më të lira se një vit më parë për të njëjtën sasi produkti në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë .
Sektori i vreshtarisë është një sektor i rëndësishëm dhe me ndikim në zhvillimin e vendit. Ai ka ndikim si në rritjen e punësimit ashtu edhe në zhvillimin e sektorëve të tjerë si atë të verërave dhe agro-përpunimit. Aktualisht madhësia e ngastrave të vreshtave në Shqiperi është e vogël mesatarisht rreth 0.3-05 ha. Nga totali i sipërfaqes së mbjelle me vreshta rreth 24% është rrush për tryezës ndërsa pjesa tjetër rrush për verë.
Qarku i Beratit, është një nga zonat që njihet për kultivimin e vreshtarisë dhe cilësinë e lartë të verës së prodhuar.
/Shqiptarja.com