Vrisnin shpendë të mbrojtur
gjobiten 100 mijë euro, 4 italianë

Vrisnin shpendë të mbrojtur<br />gjobiten 100 mijë euro, 4 italianë
VIÇENZA - Katër gjuetarë italianë të paligjshëm janë gjobitur me 100 mijë euro, pasi janë kapur nga policia kufitare në Shqipëri. Grupi i gjuetarëve nga Viçenza, me inicialet, G.M., 61 vjeç, A. M., 56 vjeç, P.F., 70 vjeç, dhe L.O., 49 vjeç, janë bllokuar nga policia kufitare në Shqipëri, pasi në bagazhet e tyre kishin disa shpend që mbrohen nga shteti.

Nëse ata do të paguajnë gjobën, mund të rikthehen sërish në Itali.

Ata ishin duke udhëtuar me makinë, kur janë ndaluar në port dhe u janë gjetur shpendët. Ata do të mund të kthehen në Itali, vetëm nëse do të paguajnë shumën prej 100 mijë eurosh. Nga ana e tyre, ata justifikohen me faktin se kanë bërë gjueti gjatë sezonit të lejuar, në pranverë dhe më pas i kanë ruajtur shpendët.

Për të evituat procesin, autoritetet shqiptare u kanë propozuar një pakt, që të paguajnë shumën prej 100 mijë eurosh me qëllim që të kthehen në Itali, shkruan Viçenza Today.

Ngjarja, nëse gjuetarët do te tregonin të vërtetën do të quhej si nje “kafkiana” është kthyer në një zakon për katër miqtë të cilët udhëtonin në drejtim të Shqipërisë për të kaluar disa ditë në gjueti.

Aktivitetin e tyre ata e bënin në periudha të ndryshme të vitit, duke mos respektuar edhe sezonet e lejueshme. Mësohet se ata, armët i merrnin në Shqipëri.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë