VIDEO/Vriten dy oficerë policë në Belgjikë, dyshohet për një sulm terrorist

Katër persona të vrarë mes tyre dy policë. Ky është bilanci i sulmit më të fundit në Belgjikë që dyshohet se ka prapavijë terroriste. Jan Jambon ministër i Punëve të Brendshme të Belgjikës, tha se qendra kundra terrorizmit është duke monitoruar situatën.

Belgjika është goditur përsëri nga një sulm që dyshohet se ka prapavijë terroriste. Në qytetin Liege të Belgjikës dy oficerë policie janë qëlluar për vdekje sëbashku me një kalimtar, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur.

Policia ekzekutoi edhe autorin e sulmit. Një person i armatosur hapi zjarr mesditën e të martës, në drejtim të policëve tek sa ata ishin duke patrulluar e më pas mori peng një grua.

Forca të shumte policore që mbërritën në vendngjarje e neutralizuan autorin e sulmit. Autoritetet belge thanë se ata nuk e përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist.

Ndërkohë mediat belge duke cituar dëshmitarët okularë raportojnë se agresori përpara sulmi bërtiti "llahu Ekber". Jan Jambon ministër i Punëve të Brendshme të Belgjikës tha se qendra kundra terrorizmit është duke monitoruar situatën.

Është akt terrorizmi apo jo kjo është pyetja që kemi mbi tavolinë e cila kërkon përgjigje. Të gjitha opsionet janë të mundshme. 

zëdhënës i qendrës kundra terrorizmit

Qyteti Liege ishte skenë e një tjetër sulmi terrorist në 2011 kur u vranë katër persona dhe 100 të tjerë u plagosën.

( Pamje nga vendi i ngjarjes në Belgjikë )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit