Vriten 85 civilë të pafajshëm nga një sulm aksidental me dron i ushtrisë nigeriane
Ushtria e Nigerisë po lufton xhihadistët në verilindje dhe militantët bandit në veriperëndim
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nigeri, ku si pasojë e një sulmi me dronë nga ushtria e vendit janë vrarë aksidentalisht 85 civilë. Fshatarët në Tudun Biri në shtetin Kaduna ishin mbledhur për festën e Maulud kur rreth orës 21:00 kur dëgjuan një shpërthim të madh.
“Ne as nuk mund të vraponim”, tha Danjuma Salisu, një e mbijetuar.
Sipas raporteve lokale, fshatarët u larguan nga zona, nga frika e sulmeve të mëtejshme.Zyrtarë të ushtrisë dhe përfaqësues nga qeveria e shtetit Kaduna kanë takuar pleqtë e fshatit, duke premtuar se të prekurit do të kompensohen.
Ushtria tha se kishte kryer “një mision rutinë kundër terroristëve, por pa dashje kishte goditur anëtarët e komunitetit”. Ende nuk dihet numri i saktë i të vdekurve, por besohet se 85 persona janë vrarë, shumica gra dhe fëmijë, raportojnë mediat e huaja.
Forcat e armatosura të Nigerisë kryejnë rregullisht sulme ajrore ndaj xhihadistëve dhe militantëve të Boko Haram në veri-lindje të vendit.
Sulme të tilla nga ushtria nigeriane kanë shkaktuar shumë viktima civile në të kaluarën. Të paktën 20 peshkatarë u vranë dhe disa u plagosën në një sulm në shtator 2021 në Këatar Daban Masara në liqenin Çad në veri-lindje, kur ushtria i ngatërroi me militantë.
Në janar 2017, të paktën 112 njerëz u vranë kur një avion luftarak goditi një kamp ku strehoheshin 40,000 njerëz të zhvendosur nga dhuna xhihadiste në qytetin Rann pranë kufirit me Kamerunin.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7467
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpërthen mina, 20 viktima në Nigerinë verilindore
2 Nëntor 2023, 08:31
-
Nigeri/ Zjarr në një depo karburanti, 35 viktima, mes tyre 1 foshnje
24 Shtator 2023, 18:54
-
Junta ushtarake në Niger i heq imunitetin diplomatik ambasadorit të Francës, urdhëron policinë ta dëbojnë nga vendi
31 Gusht 2023, 18:57
-
OKB-ja dhe Nigeria nënshkruajnë marrëveshje për të luftuar terrorizmin
31 Gusht 2023, 17:49
-
Po festonin martesën e një çifti homoseksualësh në Nigeri, arrestohen mbi 60 persona
30 Gusht 2023, 17:02
-
OKB përgatitet për krizë humanitare në Niger
29 Gusht 2023, 21:16
-
Rrëzimi i qeverisë në Niger, SHBA dhe OKB të shqetësuara për gjendjen e ish-presidentit
10 Gusht 2023, 12:30
-
Trazirat në Niger! Junta merr vendimin, mbyll hapësirën ajrore për shkak të rrezikut
7 Gusht 2023, 13:54
-
Presidenti i rrëzuar i Nigerisë kërkon mbështetjen e SHBA-së dhe ndërkombëtarëve: Na ndihmoni të rikthejmë rendit kushtetues
4 Gusht 2023, 09:54
-
Tragjedi në Nigeri! Mbi 100 dasmorë mbyten në lumë, varka u kthye përmbys
14 Qershor 2023, 12:42
-
Sulm në një kishë në Nigeri, një grup personash të armatosur rrëmbejnë 40 besimtarë
9 Maj 2023, 10:16
-
Kur Pele ndali luftën civile
11 Prill 2023, 15:05