Po shpëtonin një grua të moshuar, vriten dy vullnetarë britanik në Ukrainë, i shpërtheu predha

Po shpëtonin një grua të moshuar, vriten dy vullnetarë britanik në Ukrainë, i shpërtheu predha

Chris Parry dhe Andrew Bagshaw

 

Dy vullnetarë britanikë u vranë në tentativë evakuimi humanitar në Soledar dhe sipas burimeve të mediave italiane thuhet se dy personat, të cilët më parë ishin shpallur të humbur tashmë janë gjetur të vdekur. Thuhet se vullnetarët për luftën në Ukrainë po përpiqeshin të shpëtonin një grua të moshuar kur makina e tyre u godit nga një predhë.

Vullnetari britanik Chris Parry dhe kolegu i tij Andrew Bagshaw janë vrarë, ndërsa po tentonin një evakuim humanitar nga Soledar në Ukrainën lindore.

Tani, në një deklaratë familja e tij ka thënë: "Ne kurrë nuk e imagjinonim se do t'i thonim lamtumirë Chris-it pasi ishte shumë i ri. Ai ishte një djalë i kujdesshëm, vëlla fantastik, një mik më i mirë për shumë njerëz. Atij i pëlqente ngjitja në shkëmb, çiklizmi, vrapimi dhe hedhja me parashutë dhe donte të udhëtonte nëpër botë. Ai ndihmoi njerëzit në Ukrainë, të gjithë ata që kishin më shumë nevojë, duke shpëtuar mbi 400 njerëz, plus shumë kafshë të braktisura.

Andrew, 47 vjeç, ishte beqar, me një vëlla, dy motra dhe shtatë nipa dhe mbesa. Ai ishte një studiues shkencor në gjenetikë, por kishte punuar si ndihmës vullnetar në Ukrainë që nga prilli i kaluar.

"Ne synojmë që vdekja e tij të mos jetë e kotë. Ne jemi në mesin e shumë prindërve që pikëllojnë vdekjen e djemve dhe vajzave të tyre. Ne u bëjmë thirrje vendeve të civilizuara të botës që të ndalojnë këtë luftë imorale dhe të ndihmojnë ukrainasit që të çlirojnë atdheun e tyre nga një agresor”, kanë thënë familjarët e tyre.


Lajmi kryesor:

Dritë jeshile nga SHBA për tanket ‘Abrams’ në Ukrainë! Der Spiegel: Berlini do të dërgojë tanket ‘Leopard’! Vriten 2 vullnetarë britanikë gjatë evakuimit


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë