Patriot Matoshi, 19 vjeç, shqiptari nga Kosova pjesë e organizatës terroriste ISIS, i cili gjeti vdekjen mbrëmjen e djeshme në Irak, ishte krahu i djathtë i shqiptarit tjetër terrorist, Lavdrim Muhaxheri.
Jo vetëm kaq, por që të dy ishin shumë pranë njëri-tjetrit, aq sa edhe bombat artizanale, i ndërtonin së bashku. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, të cilat theksojnë se 19 vjeçari ishte ndër personat më të besuar të Muhaxherit, shqiptarit xhihadist, të shumëkërkuar nga organet e rendit, për terrorizëm.
Patriot Matoshi, ishte një ndër xhihadistët më aktivë në rrjetet sociale, i cili herë pas here, postonte, fotografi gjatë sulmeve të tyre. Në shumë prej fotove të postuara, Matoshi shihet në shoqërinë e Muhaxherit, madje në njërën prej tyre vihen re të teksa po ndërtojnë bomba së bashku.
FOTOLAJM/Lavdrim Muhaxheri shfaqet duke krijuar bomba në Siri

(Në foto: Lavdrim Muhaxheri dhe Patriot Matoshi duke ndërtuar bomba artizanale)
Edhe në postimin e tij të fundit, përpara se të gjente vdekjen me një plumb snajperi në fytyrë xhihadisti 19 vjeçar, shpreh bindjet e tij ekstremiste të islamit, duke pohuar se nuk do ta kursente as jetën e tij.
"Ne jemi kërkues të shehidllëkut, nuk kujdesemi për jetën e kësaj bote, sepse ajo është e mangët dhe e lirë, synimi jonë është jeta e përhershme". shkruan 19-vjeçari Matoshi.

(Në foto: Lavdrim Muhaxheri dhe Patriot Matoshi)
Megjithatë mësohet se publikimet e para në xhihad, i armatosur e në shoqëri të xhihadistëve nga vendet e tjera, Matoshi i ka që nga fundi i prillit të vitit 2013. Patriot Matoshi është një kosovarëve të shumtë që po luftojnë për organizatën terroriste ISIS, ku edhe të tjerë po i bashkohen kësaj lufte, disa prej të cilëve edhe me familje.
Në krye të shqiptarëve xhihadist është Lavdrim Muhaxheri tani më i njohur për publikun shqiptar, përmes thirrjeve të tij për ekstremizëm, si dhe fotove të tij duke prerë koka njerëzish. Madje në disa foto ai shihet edhe duke grisur pasaportën e Kosovës.

(Në foto: Lavdrim Muhaxheri me xhihadistët)
Organizata terroriste Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS), e cila ka si synim krijimin e Kalifatit Islamik, po fiton shumë terren, dhe së fundmi edhe SHBA ka autorizuar sulmet ajrore ndaj tyre.
Shumë shqiptarë nga të gjitha trevat janë bërë pjesë e saj, ndërsa dje, Financial Times, theksonte se në shënjestër të sulmeve të ISIS është edhe Shqipëria për vetë faktin se mesazhet e tyre, për krijimin e Kalifatit, janë edhe në gjuhën shqipe.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com