TIRANE-Pas dy vitesh dhunë e terror dhe e braktisur nga shteti, gjyqtarja Fildeze Hafizi është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Fadil Kasemi e ka pritur për disa orë ish-bashkëshorten e tij poshtë pallatit. Fildeze Hafizi ishte duke parkuar makinën e saj tip Mercedez-Benz, poshtë pallatit ku ajo jetonte bashkë me djalin dhe vajzën e saj.
 
Pikërisht në momentin që ka parkuar makinën, nga krahu i pasagjerit është afruar ish-bashkëshorti Fadil Kasemi dhe e ka qëlluar dy herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Fildeze Hafizit, e cila ishte ende në timon.
 
Njëri nga plumbat e ka kapur në trup gjyqtaren e shkallës së Parë të Shkodrës, ndërkohë që tjetri në kokë, çka i ka shkaktuar vdekjen.
 
Kasemi kishte 8 muaj që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar 4.6 vite, pasi në 2015 kishte bërë tentativën e parë për vrasjen e ish-gruas.
 
Por, ngjarja e sotme nxjerr në dritë edhe një skandal në drejtësi, pasi Fadil Kasemi në 2015 u dënua për vetëm armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje, ndërkohë që ai tentoi që të vriste ish-gruan e tij.

Ky shqetësim iu ngrit nga gjyqtarja që sot u vra edhe ambasadorit të SHBA, në letrën e dërguar para një viti. 

Gjyqtarja kishte paralajmëruar ambasadorin e SHBA në Tiranë për atë që ndodhi sot përmes një letre ku i kerkonte ndihmë, pasi ishte braktisur nga shteti.

Pas daljes nga burgu duke përfituar nga amnistia në 2016, Kasemi kishte planifikuar vrasjen e ish-gruas, që sipas tij nuk e lejonte që të takonte fëmijët pas divorcit.
 
Vrasja tmerroi qindra banorë në zonë, mes tyre edhe klientët e lokalit, pranë vendit ku ndodhi ngjarja, por edhe qytetarë të tjerë, të cilët kanë nisur të vrapojnë, kur kanë dëgjuar të shtënat.
 
Policia arrestoi brenda pak minutash Fadil Kasemin, i cili ka pritur ardhjen e uniformave blu pranë vendit të ngjarjes.
 
Gjatë shoqërimit 53-vjecari ka pranuar se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij. “Po unë e vrara”- iu ka thënë Fadil Kasemi oficerëve të Policisë që u vunë në pranga.
 
Një ambulancë e morgut ka marrë trupin e 39-vjecares, ndërkohë që zona është bllokuar për më shumë se një orë për shkak të pamjeve të rënda.
 
Në gjendje të rëndë psikologjike kanë qenë edhe dy fëmijet e Fildeze Hafizit, të cilët janë marrë nga familjarët dhe janë larguar nga zona ku ndodhi krimi.

Zbardhet dëshmia e burrit: E vrava, pasi s’më linte të takoja fëmijët
Pas vrasjes së ish-gruas, Report Tv zbardh dëshminë e parë në polici të Fadil Kasemit. Para grupit hetimor ai është shprehur se prej vitesh kishte konflikte, pasi gruaja nuk e linte që të takonte fëmijët.
 
Fadil Kasemi pranon se e ka vrarë me koshiencë të plotë. “Kisha konflikt prej vitesh, pasi nuk më linte asnjëherë të takoja djalin dhe vajzën.
 
Unë e vrava me koshiencë. E pranoj krimin. Edhe kur isha ne burg nuk m’i sillte fëmijët
” ka deklaruar ai.  

Prokuroria e Tiranës refuzoi kallëzimin e Fildes Hafizit
3 muaj përpara se Fildes Hafizi të kërcënohej me armë në plazhin e Golemit, ajo kishte bërë denoncim në Prokurorinë e Tiranës kundër ish-bashkëshortit të saj, Fadil Kasemit, por në mënyrë arbitrare organi shpërfilli këtë procedim.
 
Report tv mëson se në prill të 2015, Hafizi kishte denoncuar ish burrin për dhunë e kërcenim me armë, por me një vendim të çuditshëm më 13 prill të 2015 prokuroria refuzoi këtë procedim.
 
Sipas Prokurorisë, Fadil Kasemi ka pasur një pistoletë të cilën e ka nxjerrë nga xhepi, por pa kryer veprime të më tejshme, dhe për këtë është vendosur mosfillimi i procedimit penal.

Burri tentoi vrasjen edhe para 2 vitesh, u dënua dhe u lirua nga amnistia
Fadil Kasemi vrau gruan në tentativën e dytë, pasi në 2015 e shpëtuan fëmijët dhe pushuesit në plazh.
 
Ai kishte 8 muaj  që kishte dalë nga burgu pasi ka qenë i dënuar pasi tentoi vrasjen e gruas para 2 viteve në Golem.
 
Fadil Kasemi u dënua për 'Dhunë në familje' dhe "Armëmbajtje pa leje' në një kohë që ai tentoi ta vrasë me armë ish-gruan e tij.

Në 20 korrik të vitit 2015 në plazhin e Golemit, Fadil Kasemi ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij, ndërsa tentoi ta vrasë, por ndërhyrja e djalit të vogël dhe e pushuesve i ka shpëtuar jetën  Fildeze Hafizit.
 
Në 2015 ai u dënua me 4.6 vite, por ai ka dalë nga burgu në 14 janar 2017 duke përfituar nga amnistia.
  
Kasemi është dënuar nga gjyqtarët Luan Lusha, Eda Kaja dhe Markeljan Koco me 4 vite e 6 muaj burg ndërsa në aplikim të gjykimit të shkurtuar ai është dënuar përfundimisht me 3 vite burg.
 
ReportTv ka mësuar se Kasemi ka dalë vetëm 8 muaj më parë nga qelia dhe i është rikthyer sërish planit për të ekzekutuar ish gruan e tij gjyqtare duke e konkretizuar sot.
 urdheri i lirimit
(Urdhëri i Lirimit)
kasemi
(Viktima Fildes Hafizi dhe autori Fadil Kasemi)
[gallery]23696[/gallery]
kasemi vrasje tirane

Zbardhet vendimin, si u dënua Kasemi në vitin 2016
Fadil Kasemi u dënua nga gjykata më datë 28 prill 2016, për tentativën e parë të vrasjes së ish bashkëshortes. Ai u akuzua për veprat penale 'Armëmbajtje pa leje' dhe 'Dhunë në familje', ndërkohe qe tentoi vrasjen e ish-gruas. 

(Vendimi i gjykatës për Fadil Kasemi, për ngjarjen e vitit 2015)

Viktima Fildez Hafizi

viktima hafizi
(Viktima Fildes Hafizi)


Fildes Hafizi
(Gjyqtarja Fildez Hafizi, bashkë me dy fëmijet e saj)
kasemi vrasje tirane

(Fadil Kasemi autori)
fadil kasemi
(Momenti i shoqërimit të autorit të vrajse në polici)
Letra e gjyqtares për ambasadorin para një viti: Shpresa e fundit...
Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi ishte e paralajmëruar. Edhe vetë e ndjera i trembej një fundi të tillë, ndërsa kishte vendosur që t’i shkruante edhe ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Donald Lu për ndihmë.
 
Në një letër dërguar diplomatit amerikan, edhe pse  ishte pjesë e sistemit të drejtësisë, gjyqtarja shprehej se drejtësi nuk po vendosej për rastin e saj, ndërsa kërcënimet vijonin nga ish-burri, që tentoi ta vriste në 2015.
 
Ajo theksonte se ish-burri tentoi ta vriste, ndërsa prokuroria e akuzoi vetëm për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
 
Hafizi i shkruante para një viti ambasadorit se ndihej e braktisur nga shteti përballë kërcënimeve me jetë të ish-burrit.
 
Nuk kam më se kujt t’i drejtohem. Ju siguroj që shqetësimin tim e kam ndarë me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, sigurisht duke u kujdesur gjithmonë që të mos influencoj në dhënien e drejtësisë, por mesa duket veshët janë të shurdhër.
 
Për të ndarë këtë shqetësim timin do ju isha mirënjohëse nëse do më kushtonit disa minuta nga koha juaj
” i shkruante ndër të tjera ajo Lu-së. 

Profil/ Kush ishte gjyqtarja që u vra nga ish-burri
Hafizi me mbarimin e magjistraturës ka kryer stazhin pranë Gjykatës së Tiranës.
 
Ndërsa pak muaj më parë ishte emëruar gjyqtare pranë Gjykatës Administrative në Shkodër.
 
Hafizi pritej që ditën e nesërme të rikthehej në punë pranë Gjykatës Administrative për të vazhduar detyrën dhe gjykimet e çështjeve që kishte nisur.
 
Profil/ Fadil Kasemi e kërcënoi 8 herë me vrasje ish-gruan
Vrasësi Fadil Kasemi është 53 vjeç. Me arsim 12 klasë i dënuar më parë për vrasjen e ish-gruas, por me dy akuza të zbutura nga prokuroria. Në 2015 ai u divorcua me gjyqtaren Fildes Hafizi dhe nga ajo kohe e ka kërcënuar 8 herë për ta vrarë me pretendimin se ai donte fëmijët.
 
Me vendim gjykate fëmijët i ishin lënë Fildes Hafizit pasi Kasemi ishte i papunë dhe kishte sjellje arrogante.
 
Ai banonte prej vitesh në rrugën “Bajram Cela” në Tiranë në zonën e Xhamllikut. Banesa e tij ishte 7 minuta larg me lagjen e ish-bashkëshortes Fildes Hafizi të cilën e vrau këtë të enjte. 


Reagon MD: Autoritetet të mbajnë përgjegjësi
Lidhur me vrasjen e gjyqtares nga ish bashkëshorti ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë e cila  i shpreh ngushëllime familjes dhe kërkon dënimin maksimal ndaj autorit të ngjarjes.

Në njoftimin për mediat ministria e cilëson vrasjen një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare.

Ajo thekson se mbrojtja e saj ka qënë detyrim për autoritetet përgjegjëse dhe se përgjegjësit  duhet të mbajnë përgjegjësi për mosveprim

Saimir Tahiri e kishte shpallur 2017  “Vitin kundër dhunës në familje”
Vrasja e sotme e gjyqtares në qendër të Tiranës në mesditë i ka tronditur të gjithë.
 
Por për ironi të fatit, viti 2017 është shpallur nga ish- ministri i Brendshëm Tahiri, si  “Viti kundër dhunës në familje”.
 
Dhuna në familje dhe armëmbajtja pa leje do jenë dy prioritetet madhore të punës sonë gjatë vitit 2017” u shpreh asokohe Tahiri.
 
Por kaluan shumë pak muaj nga fillimi i vitit dhe Tahiri u largua, ndërsa në vendin e tij erdhën fillimisht Xhafaj më pas tekniku i PD, Demiraj me objektiv luftën ndaj drogës dhe zgjedhjet e lira duke zhvendosur prioritetet.

VIDEO/Lidhje direkte nga vendi i ngjarjes