TIRANE -   Ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Azem Duraku i cili më parë ka mbajtur dhe postin e drejtuesit të Komisariatit nr 1 në Tiranë ka gjetur vdekjen mesditën e kësaj të mërkure pas një konflikti fizik me shtetasin Florian Keta.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Him Kolli” pranë tregut Çam. Sipas dëshmitarëve okular gjithçka ka nisur si një konflikt fizik e pasi Keta ka goditur Durakun këtij të fundit i ka rënë koka në bordurën e trotuarit e më pas ka gjetur vdekjen.

Për ngjarjen blutë e Tiranës kanë arrestuar të riun Florian Keta i cili ka pranuar autorsinë e ngjarjes dhe ka deklaruar për hetuesit se me viktimën kanë qenë duke u sqaruar për një konflikt por ai e ka provokuar. 

Keta rezulton të jetë efektiv i policisë Bashkaike në njësinë nr 10 në Tiranë, ndërsa tashmë është nën akuzë për ushtrim dhune me pasojë vdekjen të 56-vjeçarit, Azem Duraku.


vrasja te tregu cam me logo

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)