Udhëheqësi i shtetit islamik të Irakut dhe Levantit , Ebu Bekr-EL-Bagdat, ka humbur ndihmësin e tij pas një ofensive ushtarake ne një fortese të kësaj organizate  terroriste në qytetin verior të Irakut, Mosul.
 
Mediat arabe e konfirmuan informacionin nga burime brenda ministrisë se mbrojtjes irakiane.

Iraku dhe SHBA po vazhdojnë me sulmet ajrore kundër militanteve islamike të ISIS, pas avancimit të këtij grupi në pjesët veri-perëndimore të vendit.

SHBA e cila filloi kryerjen e një ofensive ushtarake nga ajri në ndihme të komunitetit kurd dhe forcave irakiane, po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të intensifikuar një koalicion ndërkombëtar kundër sulmeve militante në territorin irakian.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)