Një lider i Al Kaeda-s në Gadishullin Arabik raportohet se është vrarë nga një dron amerikan. Nasser Al-Ans ishte bërë i njohur për perëndimin pas masakrës në revistën franceze, “Charlie Hebdo” në Paris ku mbetën të vrarë 12 persona.

Nasser Al-Ans menjëherë pas masakrës në Paris përmes një video mesazhi mori përsipër sulmin nga grupi terrorist, madje bëri thirrje për sulme të tjera në vendet perëndimore. Lajmi për vdekjen e Nasser Al-Ans pritet që në ditët në vijim të konfirmohet edhe nga SHBA.



d.b/shqiptarja.com