Komandanti suprem i Ushtrisë së Re Popullore dhe udhëheqësi i rebelëve komuniste në Filipine, Leoncio Pitao është vrarë së bashku me tre rebelë të tjerë dje pasdite.
Mediat lokale mbrëm vonë cituan një deklaratë të ushtrisë Filipine, në të cilën thuhej se në një shkëmbim zjarri i cili zgjati 90 minuta është vrarë Pitao, i njohur si Parag Sandoval, së bashku me një kryengritëse të paidentifikuar në fshatin Panalum pranë qytetit Davao.
Sipas raportit të Divizionit të 10-të të Këmbësorisë, në operacionin e djeshëm u vranë edhe dy anëtarë të tjerë të rebelëve të Ushtrisë së re Popullore në fushatën largimit të rebelve nga fshati.
Për Pitao ishin lëshuar disa urdhër-arreste për vrasje dhe vjedhje që kur ai u bashkua me krahun e armatosur të Partisë Komuniste të Filipineve në vitin 1980. Akuza e fundit kundër tij ishte ngritur dy javë më parë për vrasje.
Pas vrasjes së tij, pritet një krizë e vërtetë qeveritare në ishullin jugor të Filipineve Mindanao, ku ndikimi i partisë është shumë i madh.
Rebelët e Ushtrisë së re Popullore, që nga viti 1969 kanë vrarë dhjetëra mijëra njerëz, dhe besohet se ushtria ka rreth 4,000 anëtarë në 69 nga 81 krahina të vendit.
Bisedimet e paqes me qeverinë kishin dështuar në vitin 2013 për shkak të kërkesës së rebelëve për lirimin e kolegëve të tyre nga burgu. Qeveria e presidentit Benigno Aquino III në fillim të këtij muaji njoftoi se do të rifillojë negociatat me Partinë Komuniste. /AA /
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com