TIRANE- Ndërron jetë në spitalin e traumës, 1 ditë pasi u qëllua me armë zjarri në kokë, 21-vjeçari Saimir Ziza. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në kryeqytet, rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të premtes, dhe vjen 7 vjet pasi vëllai i tij, Shpëtim Ziza, u arrestua për dhunimin dhe vrasjen në Peshkopi të 10-vjeçarit Bekim Çenga.
 
Hakmarrja për këtë krim është edhe pista kryesore e hetimit për vrasjen e Saimir Zizës.
 
Vëllai i tij, i dënuar tashmë me burgim të përjetshëm, ka tentuar pak kohë më parë vetëvrasjen në qeli duke prerë damarët.
 
Familja Ziza ishte shpërngulur nga Peshkopia pikërisht për shkak të frikës për një hakmarrje të mundshme për vrasjen e 10-vjeçarit.

"A1 Report" në familjen e Saimir Zizës
Gazetari i "A1 Report", Gerti Xhaja ka komunikuar me familjarët e Saimir Zizës, i cili vra me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, pranë derës së shtëpisë.  E ëma 21-vjeçarit thotë se "doja ta shpëtoja, nuk më ndihmoi njeri".

Ndërsa babai i Saimir Zizës kërkon që të rihapet çështja e djalit të tij, Shpëtim Ziza, i cili akuzohet për dhunimin dhe vrasjen e një 10-vjeçari në 2007, por familjarët e të akuzuarit e mohojnë këtë gjë.

saimir ziza
(Në foto: Viktima Saimir Ziza)
 
Ky i fundit ishte rrëmbyer me anë të mashtrimit nga Shpëtim Ziza në vitin 2007, i cili e kishte dhunuar atë edhe seksualisht dhe në fund e kishte vrarë. Trupi i pajetë i Çengës u gjet pas 5 ditësh.
 
Familja Ziza, deklaroi në atë kohë se Shpëtimi, ishte person me të meta mendore, ndërsa disa herë ka hedhur dyshime për autorësinë e vrasjes.
shpetim ziza
(Në foto/Shpëtim Ziza, i dënuar për dhunimin dhe vrasjen e 10-vjeçarit)
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)