Vritet me thikë, Dino Hasanaj, kreu
i Agjensisë së Privatizimeve

Vritet me thikë, Dino Hasanaj, kreu<br />i Agjensisë së Privatizimeve
Ka vdekur nga plagët e marra me thikë, Dino Asanaj, Shefi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, por mbetet e paqartë lokacioni i saktë dhe motivet e këtij akti.
Më herët, njerëz të afërt me AKP’në, i kanë thënë Express se Dino Asanaj tashmë po trajtohet në QKU.
Qendra Klinike Universitare njoftoi se Dino Asanaj i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjikal, por nuk shpëtoi. 

Mjekë të kësaj klinike thanë se gjendja e Asanajt ishte e rëndë. Ai kishte plagë të rënda në fyt dhe afër zemrës.
Një zyrtar policor ka saktësuar se Dino Asanajn e kanë therur me thikë në zyrën e tij, në AKP. 

Agjencia Kosovare e Privatizimit ku ka punuar Asanaj është themeluar si një organ i pavarur publik që ushtron funksionet dhe përgjegjësitë në mënyrë plotësisht të pavarur për të bërë kontrata, për të marrë, mbajtur ose shitur pronën.

AKUZA PER MITMARRJE
Policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth ngjarjeve, por ditë më pare Koha Ditore kishte informuar se një biznesmen, Remzi Ejupi, i cili i ka 20 për qind të aksioneve në “Grand”, kishte thënë se ka pasur kërkesa nga persona që t’i paguajë 4 milionë euro nëse dëshiron që kjo ndërmarrje të mos i kthehet AKP-së,
Kur është pyetur se kush i ka kërkuar këto mjete, ai tërthorazi e kishte përmendur Dino Asanajn, kryetarin e Bordit të AKP-së.

“Dino Asanajn pyeteni se kë e ka dërgu me m’i kërku dhe për kënd i ka kërku”, ka thënë Ejupi.
Ai ka thënë se në prokurori do të tregojë se kush i ka kërkuar këto pare për të shpëtuar hotelin “Grand”. Por ai ka lënë të kuptojë se edhe zëvendëskryeministri Pacolli është në dijeni për ryshfetin e kërkuar nga persona që ai nuk ka dashur t’i përmendë me emër.

Kurse Agjencia Kosovare e Privatizimit përmes zëdhënësit të saj, Ylli Kaloshi, kishte thënë se janë prokuroria e gjykatat janë ato që merren me akuza të tilla.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza