24 orë pasi mori detyrën e kryetares së Temixco disa persona të armatosur kanë hyrë me forcë në shtëpinë duke e ekzekutuar me armë 33 vjeçaren Gisela Mota. Qyteti i Temixcos njihet si vend i krimit të organizuar dhe narkokarteleve, fenomeneve të cilave kryetarja Mota u kishte shpallur luftë dhe ishte zotuar t’i luftojë.
Guvernatori i shtetit qendror, Morelos, Graco Ramirez, tha se personat e dyshuar tashmë janë arrestuar dhe drejtësia nuk do të ketë mëshirë ndaj tyre. Mota ishte anëtare e Kongresit dhe i përkiste krahut të qendrës së majtë në partinë e Revolucionit Demokratik.
Redaksia online
(S.m/shiqptarja.com)
/Shqiptarja.com