Vuçiç: Deri në qershor duhet të
 nisim zbatimin e marrëveshjes

Vuçiç: Deri në qershor duhet të<br /> nisim zbatimin e marrëveshjes
Zëvendës kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se deri në qershor ende nuk është përcaktuar se çfarë duhet të bëjë Serbia, por, ai ka thënë se duhet gjithsesi të fillohet zbatimi i marrëveshjes me Prishtinën. Ai ka thënë se më 7 maj, ekipi serb për zbatimin e marrëveshjes do të udhëtojë në Bruksel, ditën kur është edhe takimi i ri me serbët e veriut të Kosovës.

“Ende nuk është saktësuar se çfarë duhet të bëjmë deri në muajin qershor, por, duhet të fillojmë gjithsesi zbatimin. Bëhet fjalë vetëm për atë se kur do të fillojë zbatimi. E dini, ju mund të merrni ndonjë plan të zabtimit që nuk ka lidhje me atë që shkruhet në marrëveshje. Nuk e di se si duan ta bëjnë këtë, sepse duhet zbatuar ajo që shkruhet në marrëveshje. Ai plan nuk ekziston në letër, kjo është dëshirë e shqiptarëve, sikur edhe shumë tjera që nuk janë në marrëveshje”, ka thënë Vuçiç për mediat serbe.

Ai ka përsëritur se Serbia nuk ka kohë dhe se serbët e veriut duhet ta dinë se tërë Serbia po varet nga qendrimi i tyre, ndërkaq ka këmbëgulur se nuk do të lejojnë që për shkak të pavendosshmërisë së tyre të humbasin shansin për përparim dhe modernizim.

Javën e ardhshme, Prishtina dhe Beogradi pritet të vazhdojnë dialogun në lidhje me planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit. Por, për zbatimin e kësaj marrëveshje, sipas zyrtarëve të lartë serbë, do të nevojitet paraprakisht edhe një dakordim i Beogradit me serbët e komunave veriore.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024