BEOGRAD - Zv/kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se, së pari duhet të përpiqemi, që për serbët në Kosovë të fitohen edhe disa garanci për çështjet kryesore, siç janë dokumentet personale, shtetësia dhe vulat në diploma.
"Për ne çështjet kryesore janë çështje e dokumenteve personale dhe shtetësia e vula në diplomat universitare”, ka thënë ai dhe ka shtuar se, “vërejtjet në implementimin e planit kanë të bëjnë me ndryshimin ligjeve nga ana e Prishtinës, çështjet rreth përmendjes së nenit 9 dhe jo vetëm ato të neneve 4 e 6 lidhur me kompetencat e bashkësisë së komunave serbe”.
Vuçiç ka shtuar se vërejtjet kryesore kanë të bëjnë me pjesën statusore, që garantojnë ekzistimin dhe qëndrimin e dokumenteve serbe e të shtetësisë.
"I kërkojmë këto garanci. Madje edhe në formë verbale dhe presim që ky pajtim të arrihet”, ka thënë Vuçiç.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com