Ashtu siç u paralajmërua edhe më herët pas incidentit me Kryeministrin Serb, Aleksandër Vuçiç në Srebrenicë, i cili u qëllua me mjete të ndryshme nga pjesmarrësit në përkujtimin e 20 vjetorit të masakrës në Srebrenicë, qeveria serbe u mblodh në një mbledhje emergjente.
Në konferencën për shtyp pas mbledhjes Vuçiç tha se një grup njerëzish e kanë fyer dhe qëlluar me sende të forta. Ai tha se gjatë gjithë kohës ka vepruar me përgjegjësi duke theksuar se ishte një sulm i organizuar.
“Sapo kam dalë, një grup i organizuar i tifozëve ka filluar të më fyej dhe të bëjë thirrje për vrasjen time. Pas vendosjes së luleve, dhe largimit nga aty ka filluar sulmi i organizuar ndaj meje, duke gjuajtur me mjete të forta në drejtim timin dhe njerëzve të mi. Falenderoj djemtë e mi që e rrezikuan jetën për të më mbrojtur. Unë o pyeta ata që më sulmuan se pse e bëjnë një gjë të tillë. Unë nuk jam fajtor, unë u kam ofruar dorën e pajtimit boshnjakëve dhe këtë do të bëjë edhe në të ardhmen” – tha Vuçiç..
Duke theksuar se shteti serb nuk ka treguar asnjëherë urrejtje për fqinjët e tyre boshnjak, Vuçiç shprehet se dora e tij do mbetet e shtrirë ndaj kombit boshnjakë.
“Nuk kemi treguar asnjëherë urrejtje për miqtë dhe fqinjët tanë boshnjakë. Dora ime do mbetet e shtrirë ndaj kombit boshnjak”, - tha Vuçiç
Më tej ai u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të tij që të mos i shikojnë me dyshim fqinjët e tyre boshnjakë .

Vijon....
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com