Vuçiç: Haradinaj me siguri do bëhet
Kryeministër, kjo sjell probleme 

Vuçiç: Haradinaj me siguri do bëhet<br />Kryeministër, kjo sjell probleme 
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë takimit në Bruksel në nivel Kryeministrash të Ballkanit Perëndimor ka deklaruar se Ramush Haradinaj me shumë siguri do të behet kryeministër.
 
 “Me rëndësi është që të ruhet paqja dhe stabiliteti në rajon. Para nesh është një periudhë e vështirë, kur dihet se kryeministri i ri i Kosovës gati me siguri do të jetë Ramush Haradinaj.
 
Kjo sjell vështirësi dhe probleme të reja. Situata nuk është fare e lehtë dhe e thjeshtë, por besoj se do t’i tejkalojmë këto vështirësi.
 
Ndaj Serbisë ekzistojnë aktualisht presione të ndryshme për përshpejtimin e procesit të zgjidhjes së çështjes së Kosovës
” deklaroi ai.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët