BEOGRAD - Zv/kryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë sot se hendeku ndërmjet autoriteteve në Beograd dhe përfaqësuesve të popullit serb në Kosovë nuk është “më aq i thellë”.

Ai ka shtuar se kjo nuk do të thotë se serbët në Kosovë do ta pranojnë me lehtësi implementimin e marrëveshjes së Brukselit.

“Besojmë fuqishëm, që në ditët në vazhdim do të marrim vendim të përbashkët në të mirë të tërë popullit”, ka thënë Vuçiç për “Veçernje Novosti”.

Vuçiç, i cili dje ka qëndruar në veri të Kosovës dhe ka biseduar me këshilltarët e katër komunave të veriut, ka thënë se në të ardhmen të gjitha aksionet do të jetë të koordinuara me popullin serb dhe krerët nga Kosova dhe se takimi i ardhshëm me ta mund të mbahet gjatë kësaj jave.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)