Vuçiç i pavendosur, i kërkon Ramës
informacion: Kush është në stadium?

Vuçiç i pavendosur, i kërkon Ramës<br />informacion: Kush është në stadium?
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçic, i cili pritej të konfirmonte sot pjesëmarrjen ose jo të tij në ndeshjen Shqipëri-Serbi, më 8 tetor në “Elbasan Arena”, duket se e ka të vështirë të marrë një vendim. Ai është shprehur për mediat serbe se ende nuk ka vendosur nëse do të vij apo jo.
 

Sipas  “Tanjug”, Vuçiç ka thënë se fillimisht do të marrë informacione nga kryeministri shqiptar Edi Rama për të gjithë ata që do jenë në stadium dhe më pas do të vendos
nëse do të shohë nga afër përballjen historike Shqipëri-Serbi.
 

Vuçiç po ashtu është shprehur se do të takohet me lojtarët e kombëtares serbe, para nisjes së tyre për në Shqipëri.
 



Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit