Vuçiç: Marrëveshja e Brukselit
 nuk është e përsosu

Vuçiç: Marrëveshja e Brukselit<br /> nuk është e përsosu
SERBI - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, ku është takuar me ta pasdite, ka thënë se është arritur pajtimi për koordinim të aksioneve të ardhshme dhe për veprim të përbashkët.

Vuçiq gjatë ditës në takimet që ka pasur në Leposaviq me disa nga përfaqësuesit e banorëve atje, ka thënë se marrëveshja e Brukselit nuk është e përsosur, por me të nuk duhet frikësuar popullin, duke porositur se Serbia do të jetë me serbët në Kosovë.

Sipas zëvendëskryeminsitrit të parë të Qeverisë së Serbisë, Vuçiç, marrëveshja është ajo që ka mundur të arrihet më së shumti në këtë periudhë, ndërsa Beogradi bën çdo gjë të mundur dhe kështu do të veprojë edhe në të ardhmen për të mirën e popullit të vet.

“Serbia është me popullin e saj, nuk e braktisë dhe shikon kah e ardhmja”, është shprehur Vuçiq, në deklaratën pas takimit me klerikun e Kishës Ortodokse Serbe, Teodosije, duke shtuar se:

“Ndonjëherë marrim vendime që janë të vështira, por shteti nuk mundet pa popullin e vet, e as populli nuk mundet pa shtetin e vet”.

Ai ka thënë se ka ardhur në Kosovë jo që të arsyetohet, por të bisedojë me njerëzit, për atë se si shteti do të jetë pranë tyre në të ardhmen dhe çka duhet të bëhet.

Duke folur për marrëveshjen e Brukselit për normalizim të raporteve me Kosovën, Vuçiq ka theksuar se ajo nuk është shumë e mirë, por është rezultat i gjithë asaj që ka qenë e mundur të arrihet.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet