Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të jetë i pranishëm në Elbasan Arena për të ndjekur nga afër përballjen Shqipëri-Serbi.

Vuçiç ka sqaruar me një letër arsyet se pse nuk do të vijnë. “Në përputhje me rrethanat, dhe për shkak të politizimit të jashtëzakonshëm të një ngjarje sportive, pas disa bisedave telefonike me kryeministrin Rama, kam vendosur të mos udhëtoj në Elbasan. Si Kryeministër i Republikës së Serbisë dënoj fuqishëm sulmin e huliganëve për lojtarët tanë dhe bëj thirrje autoriteteve shqiptare dhe të gjithë qytetarëve të Serbisë, të cilët janë të pranishëm në këtë ngjarje sportive, për të siguruar sigurinë e plotë përpara, gjatë dhe pas kryerjes së ndeshjes. Lojtarëve tanë u uroj sukses dhe fitore, por para së gjithash luftoni për emblemën dhe flamurin e Serbisë. Do të shtoja se pavarësisht rezultatit, si kryeministër u uroj atyre shumë fitore në të ardhmen­, thuhet në letrën e Vuçiç. 
 
Kryeministri serb mori ftesën zyrtare nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë.  Ndërkohë shtypi serb sot kishte si tituj kryesor atentatin që sipas tyre do t’i bëhej Vuçiç si dhe incidentin me autobusin e kombëtares.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)