Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka ftuar në një takim liderët serb të Kosovës, takim i cili mësohet se do zhvillohet në një kazermë ushtarake në Rashkë të Serbisë.
Sipas mediave serbe, ky takim vjen pas dështimit të bisedimeve në Bruksel.
Po sipas të njëjtave burime, temat që do të diskutohen në këtë takim do të jenë zgjedhja e një lideri që do t’i përfaqësojë të gjithë serbët, pra të bëjë bashkimin e tyre; kthimin e serbëve në institucionet në Kosovë.
Gjithashtu kryeministri Vuçiç do të kërkojë nga Mitrovica Veriore që çështja e murit të zgjidhet pa tensione.
Ndërkohë, mediat e Kosovës bëjnë të ditur se takimi i kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç i caktuar në Rashkë ka edhe kuptime të ndryshme për arsyen se aty para një kohe u ndal edhe treni ilegal i cili ishte nisur nga Beogradi.
Takimi pritet të zhvillohet pasditen e kësaj të enjte në kazermën ushtarake “Sveti Nemanja” ku i pranishëm do të jetë edhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Zoran Gjorgjeviç.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com