Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë një intervistë për gazetën greke ‘Kathimerini’ u ka bërë thirrje zyrtarëve shqiptarë që të mos merren me politikën serbe, por të jenë më të interesuar për problemet e tyre.
 
I pyetur nëse shtyrja e vizitës së Ramës ka qenë një rezultat i një përpjekje të përbashkët për të siguruar ç’tensionimin e situatës, pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, Vuçiç u shpreh se në kushtet e krijuara nuk mund të kishte një dialog. Më tej ai shprehet se beson se Shqipëria e Madhe nuk është në planet e Ramës, por thekson se është i habitur që ky i fundit nuk e ka dënuar gjestin e shpalosjes së flamurit në Beograd.
 
A mundet që incidenti të bëhet një pikënisje për destabilizim rajonal? 
Ata që shkaktuan incidentin kanë kërkuar të minojnë stabilitetin rajonal, duke dashur për të minuar Serbinë si një shtyllë e stabilitetit. Flamuri i Shqipërisë së Madhe simbolizon të keqen, dhe jo mirëqenien dhe prosperitetin e rajonit. Pavarësisht nga provokimi brutal politik, Serbia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të promovuar dhe për të ruajtur paqen në Ballkanin Perëndimor.
 
Ishte shtyrja e vizitës së Ramës rezultat i një përpjekje të përbashkët për të siguruar ç’tensionimin?
Rashë dakord me kryeministrin Rama ta shtyjmë takimin më 10 nëntor, sepse pas sfidës shqiptare ishte e pamundur për të krijuar kushte për dialog racional gjatë këtyre ditëve. Megjithatë, unë besoj se bisedimet janë e vetmja zgjidhje e arsyeshme. Unë gjithashtu pres nga zyrtarët shqiptarë të merren më pak me politikën në Serbi dhe të interesohen më tepër për problemet e tyre, për të cilat nuk dua të bëj ndërhyrjen më të vogël.
 
Rama shkroi në “Twitter” se Shqipëria  e Madhe është makth i Serbisë, por nuk ka program të vërtetë politik. A mendoni se skenari është ideja e gjallë e elementit shqiptar?
Shqipëria e Madhe nuk është vetëm makthi serb, por dhe i Evropës. Në çdo rast, si një krijesë fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore, kujtohet vetëm për të këqija e panumërta të veprave të mbështetësve të Frontit Kombëtar (Balli Kombëtar) të Shqipërisë së Madhe që kanë kryer. Unë besoj se kryeministri Rama nuk e mbështet këtë plan, por më bën habi që nuk e ka dënuar aktin që flamuri i Shqipërisë së Madhe u demonstrua në Beograd.
 
BE-ja ka dërguar një mesazh që ka të bëjë me zgjerimin e pashmangshëm gjatë mandatit të ardhshëm pesëvjeçar të Komisionit Evropian. Është e mundshme që kjo do të ringjallë nacionalizmin në rajon?
Qëllimi strategjik i Serbisë është pjesëmarrja në BE dhe çdo lloj ideje shoviniste në Serbi nuk do të gjejnë mbështetje nga bota. Serbia do të mbetet një shtet i  organizuar, pavarësisht presioneve të cilat kërcënojnë perspektivën evropiane të vendit, kjo nuk duhet të komprometohet.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)