Vuani nga Bajamet? Ja kujdesi
që duhet treguar gjatë verës

Vuani nga Bajamet? Ja kujdesi<br />që duhet treguar gjatë verës
Vuani nga bajamet dhe ato nuk ju lënë rehat edhe në stinën e verës, edhe pse është ngrohtë?

Ka disa arsye se pse irritohen bajamet në verë, lëngjet e ftohta, kondicionerët, mikrobet e ndryshme që qarkullojnë në këtë periudhë janë këta disa nga shkaktarët.

Nga mjekët e kësaj fushe na vijnë një sërë këshillash në idhje me shqetësimet prej bajameve.

Ata na këshillojnë se, që me shfaqjen e shqetësimeve të para të drejtoheni te specialisti, sepse mostrajtimi në kohë mund të shfaqë ndërlikime serioze.

Më të prekurit nga këto probleme janë ato grupmosha që kanë sistem imunitar të dobët, për këtë arsye fëmijët janë kontingjent më i rriskuar dhe më i prekur nga bajamet mosha 2 deri në 10 vjeç.

Specialistë këshillojnë që për fëmijët e predispozuar për t’u prekur nga bajamet të tregohet një kujdes maksimal ndaj veshjes, qëndrimit në ambientin e jashtëm, sidomos në ditët e ftohta, por edhe në ato të nxehta, pasi fëmija nga lëvizja e tepër mund të djersitet shumë dhe kjo bëhet shkak për ftohje.

Gjithashtu, nuk duhet të përdoren ushqime dhe pije të ftohta, por të gjitha në një temperaturë normale.

Në të njëjtën kohë, duhet të kufizohet në maksimum përdorimi i pijeve të gazuara nga fëmijët kur kanë bajame të sëmura, sepse këto pije mund të përkeqësojnë stadin e sëmundjes.

Në rastet virale, lihet të bëhet cikli i vetë nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekut specialist. Në këto raste jepen ushqime dhe pije të ngrohta, rekomandohet vitaminoterapi për të rritur rezistencën e organizmit.

Ndërsa në rastet kur shkaqet janë mikrobiale dhe shoqërohen me temperaturë, rekomandohen antipiretikët për uljen e temperaturës dhe antibiotikë pasi të jetë bërë më parë një analizë fyti, për të përcaktuar llojin e mikrobit shkaktar.

Gjithashtu, rekomandohen marrje e shumtë e vitaminave, kryesisht vitaminë C si dhe kalcium, që ndikojnë në rritjen e imunitetit.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri