Vuante nga leucemia/ Rama mesazh emocionues për trajnerin e famshëm të futbollit botëror: Admirim për egërsinë që po e përballoni këtë armik

Vuante nga leucemia/ Rama mesazh emocionues për trajnerin e famshëm të futbollit botëror: Admirim për egërsinë që po e përballoni këtë armik

Sinisa Mihajlovic, trajneri serb i Bolonjës, ka zbuluar në librin e tij ‘Ndeshja e jetës’ mesazhin që kryeministri Edi Rama i ka shkruar gjatë kohës kur ky i fundit bënte betejën më të egër të jetës kundër leucemisë. Në mesazhin e drejtuar ish-futbollistit të shumë skuadrave si Lazio e Inter, Rama thotë:

“I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i Kombëtares së basketbollit shqiptar dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad. Kam dashur gjithnjë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën po përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës tuaj të së ardhmes. E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik.

Ju kërkoj ndjesë që nuk arrita t’ju shpreh më mirë ndjenjën e vlerësimit të lartë dhe simpatisë kundrejt jush, por nëse do të duhej një dëshmitar, atëherë miku ynë i përbashkët mund t’ju sigurojë se, tashmë prej vitesh, nuk ndodh asnjëherë që të mos flasim për ju si një figurë speciale në botën e futbollit. Duke ju uruar gjithë të mirat juve dhe të dashurve tuaj, nuk po ju bezdis më me shpresën se një ditë do të mund t’ju takoj personalisht. ER”.

Mihajlovic thotë se mesazhe të tilla nuk është e lehtë për t’i marrë shpesh.

Ne.k./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • P*çk’ e Mines: 24/11/2020 14:19

    Saliu e ka fajin

    Përgjigju
  • 136: 24/11/2020 04:40

    Thjesht cdo dit e me shum kuptojm qe jemi te pushtuar,nuk kemi pavarsi,njerzit qe na drejtojn tregojn haptazi dashuri per serbin dhe turqin,dhe ne duke na lon ne vujtje. Sal met bash ram,tgjith prodhim turko-serb,edhe sa do durojm mo

    Përgjigju
  • Liri: 24/11/2020 04:07

    Bravo , po kete prandaj e kemi zgjedhur ne , te merret me futboll , pikture , skulpture , art.Se ne jemi Zvicra e i kemi ne terezi gjerat dhe keto gjera duhet te beje KM jone .Pika qe ste bie o kokrra e drogaxhiut qe ato 5 minuta qe i shkruajte mesazhin e "ndjere" ketij cetnikut tia dedikoje problemeve te nje familje shqiptare mbase e kishe zgjidhur nje nga 1 milion problemet qe ka sot ky vend .Pas 7 vitesh nga dita qe te votova per ty ndiej vetem 2 gjera , trishtim dhe neveri.

    Përgjigju
    • 136: 24/11/2020 11:19

      Trishtim,neveri,zhgenjim

  • Kosova e LIre: 23/11/2020 17:36

    Ne jete private Komandanti ben c fare te doje eshte e drejta i tij si qytetar i lre, mgjse me surprizon pak fakti qe ka shkruajtur nje paragraf kaq te gjate per kete futbollistin, ajo qe me cudit eshte qe duke qene ne krye te nje shteti me 1000 halle si ky i yni , ka gjetur kohe per ti shkruar Sinises me baba serb dhe me nene Kroate,e meqe ra fjala per kete te fundit ,ja c ka thene per pavaresine e KOsoves "....Kosova eshte SERBI.PIKE.Nuk mund te debohen serbet nga shtepite e tyre,Jo pavaresia nuk eshte aspak e drejte" apo cfare ka thene per Kriminelin serb Arkan " ...Nekrologjine per ARKANIN do ta ribeja, ai ka qene hero per popullin serb , dhe nje miku im i dashur .....

    Përgjigju
    • Emigranti: 23/11/2020 20:30

      Lartesia dhe fisnikeria e nje personi nuk matet me te njejten mizure me ate te armikut duke u treguar me armik se ai. Ndonjehere fjala godet me shume se plumbi. Ai besoj ,duket dhe nga pergjigja eshte ndjere me keq se fjalet qe ka thene ne momente dhe rrethana te caktuara. Ti shaj dhe fyej perpara Sali Berishen apo Ramush Haradinaj per ckan thene per Hashim Thacin e njeri njeri tjetrin.

  • Patrioti: 23/11/2020 16:17

    Po kur nderroi jete i ndjeri Fadil Vokrri a u kujtua Vuçiç shoku i Rames te dergonte nje mesazh te ndjere ngushellimi? Jo per gje se i ndjeri Vokrri kishte luajtur dhe per Partizanin, ate te Beogradit.

    Përgjigju
    • Lush berbali: 24/11/2020 12:37

      Fadil Vokri jetoi e luajti i nderuar me Prishtinen e me pas u be me i madh me Partizanin e Beogradit. Mijera serbe tifoze brohoriten ne kor emrin e tij ,aq sa i ngriten dhe kenge. Vdiq po aq i nderuar nga serbe e shqiptare si simbol i futbollistit me te madh shqiptar te asaj kohe. Varrimi i tij ishte nga me madheshtoret qe bota e futbollit ka pare,me shoket e tij serbe bashkelojtare e mijera mesazhe ngushelluese. Gaboni te gjithe qe lidhni sportin me politiken. Sporti bashkon njerez,politika mbijeton se perçan njerez.

    • Indrit: 24/11/2020 07:15

      Jam dakord me ju. Po nese do te duhej nje mesazh ngushellimi, sigurisht nuk duhet t'ia dergonte shtetit shqiptar. Mbase shtetit kosovar . Qe ne s'mundemi ta dime

  • Hinglateri: 23/11/2020 13:39

    Qytetari humanizem

    Përgjigju
    • Gzim Bytyqi: 24/11/2020 15:15

      O legen ma shume po tu dhimset nji cetnik i poshter serbe qe idoli i tije masakroi femije gra dhe burra te moshuar shqiptare. Vete jame mjeke dhe ne nevoi dhe kufte i ndihmojme klientet. Por ky ka qene puro shovinist dhe antishqiptare i perbetuar. Ty duhet populli me ti ckule dhenjet me 25.04 21

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike