Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta gruaja e Mark Frrokut

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta gruaja e Mark Frrokut

Mark Frroku

TIRANË- Në moshën 35-vjeçare ka ndërruar jetë bashkëshortja e ish-deputetit Mark Frroku, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.

Daklea Frroku, nënë e tre fëmijëve, u kthye nga Amerika tre javë më parë pasi mjekët atje nuk i kishin dhënë shpresa jete.

Mësohet se Frroku është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. 

Daklea Frroku ka lënë pas tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, të moshës 17, 12 dhe 11 vjeç.

Në seancën gjyqësorë të zhvilluar ndaj Frrokut, më 26 prill të 2016, kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë me burg me pretendimin se bashkëshortja e tij vuante nga një sëmundje e rëndë. Në atë gjyq, Frroku akuzohej për vrasje në Belgjikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë