Ndërron jetë Ilia Gaxho , një nga themeluesit dhe legjendat e volejbollit shqiptar.

Ai është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme duke i shkaktuar dhimbje familjarëve, kolegëve dhe dashamirësve.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Volejbollit duke njoftuar se vdekja e Gaxhos erdhi për shkak të një sëmundje të rëndë.

Ilia Gaxho është një nga emrat e mirënjohur të sportit të volejbollit, themelues i tij në qytetin e Krujës.