Vuçiç: Nuk më intereson se cili do të jetë rekomandimi i PE për zgjedhjet

Vuçiç: Nuk më intereson se cili do të jetë rekomandimi i PE për zgjedhjet

Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar të shtunën (27 Janar) në mbrëmje se “nuk është veçanërisht i interesuar” se cili do të jetë rekomandimi dhe vendimi i Parlamentit Evropian për vlerësimin e zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiç, ka thënë se rekomandimi i mëhershëm i Parlamentit Evropian për vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ishte që ata ta njohin.

“Ata gjithmonë do të bëjnë rekomandime kundër Serbisë, ne do t’i falënderojmë dhe do të vazhdojmë rrugën tonë. Nuk mund të shpjegoj se sa i mërzitur jam dhe sa nuk do të fle deri më 8, 9 shkurt (kur pritet vendimi i Parlamentit Evropian) apo ndonjë datë tjetër”, tha Vuçiç në mënyrë ironike.

Duke folur për opozitën, Vuçiç ka thënë se në protestën në Beograd kanë pasur më pak njerëz sesa në Akademinë e Shën Savës në Shkup, ku ka marrë pjesë.

“Unë i kuptoj zhgënjimet kur keni kaq njerëz në protestë, ne kishim më shumë njerëz në Shkup sesa ata në Beograd”, tha Vuçiç.

Ai ka pretenduar se “nuk mund ta fshehë përbuzjen dhe neverinë e tij” ndaj njerëzve “që nuk kanë çfarë t’i ofrojnë Serbisë”

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!