Për herë të parë, partitë shqiptare në Luginën e Preshevës do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare serbe të 25 tetorit në Serbi. Lista, e kryesuar nga Shaip Kamberi, bashkon subjektet kryesore politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me synimin për të siguruar një përfaqësim të përbashkët në parlamentin serb.

Ky bashkim u kritikua ashpë rnga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste për televizionin Informer, ku akuzoi  kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe faktorë të jashtëm për ndikimin e tyre në krijimin e listës së përbashkët. Sipas ish presidentit serb, qëllimi i kësaj nisme është ndërkombëtarizimi i  çështjes së Luginës së Preshevës në SHBA dhe në Europë e megjithatë, ai tha se nuk ka ndërmend ta lejojë një gjë të tillë.  Ai hodhi akuza edhe ndaj kongresmenin amerikan Joe Wilson, duke e quajtur një mercenar klasik të shqiptarëve. 

“Shikoni tani për zgjedhjet diçka që askush prej jush nuk e ka vënë re. Për herë të parë, partitë shqiptare janë bashkuar, sepse i ka bashkuar jo vetëm Kurti, por edhe të tjerë nga jashtë. Për herë të parë, të gjithë garojnë së bashku. Më të keqin dhe më të ligun mes tyre, Shaip Kamberin, e kanë vendosur në krye të listës, ndërsa dy të tjerët në vendin e dytë dhe të tretë.

 Pra, i kanë bashkuar të tri partitë për të ngritur çështjen e të ashtuquajturës Luginë e Preshevës. Ata mendojnë se do ta ngrenë këtë çështje përmes mercenarit të tyre, Joe Wilson, të cilin e paguan Barjaktari, një mbështetës i Kurtit në Shtetet e Bashkuara.

Është pikërisht ai me të cilin krenohen N1 dhe studentët e rremë këtu, duke cituar një mercenar klasik. Madje nuk do ta quaja as lobist, por një mercenar të drejtpërdrejtë të shqiptarëve, ashtu siç ishte Menendez, të cilit i referoheshin Marinika dhe Gjilasi, por që më pas u arrestua si hajdut dhe kriminel, sepse iu gjet gjithçka që i kishin dhënë shqiptarët atje. Nuk do të dalë kurrë nga burgu. Pra, një mercenar i tyre klasik. Përmes tij dhe të tjerëve në Europë do të përpiqen të ngrenë çështjen e Luginës së Preshevës.

Këtu do t'i presin ambasadorë të ndryshëm, që do t'u thonë gjithfarë gjërash. Më kot që ne punojmë atje, që unë shkoj dhe u ndërtoj rrugë, që bashkëpunoj edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit dhe me të tjerë. Përpiqem të bëj gjithçka dhe e shihni se nuk është kurrë mjaftueshëm. E shihni se ekziston një faktor i jashtëm që do të vazhdojë ta bëjë këtë. Vetëm të mos mendojnë se jam budalla. Nuk do t'ua lejoj”, deklaroi Vuçiç.


Lajmi kryesor:

'Edi Rama është kokë më vete' Vuçiç: U vu nën presion për afrimin me Serbinë dhe Ballkanin e hapur, fuqitë e mëdha e preferojnë më shumë se mua