Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se barrikadat në veri të Kosovës do të largohen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Vuçiç, është ankuar se disa shtete perëndimore “po i bëjnë presion” për t’i larguar barrikadat në veri dhe për t’u kthyer në institucionet e Kosovës serbët.
“Po përballemi me paturpësi të madhe që vjen nga jashtë, nga disa fuqi perëndimore. Thonë hiqeni barrikadat dhe kthehuni në institucione, së pari formoni Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ky është detyrimi i parë sipas Marrëveshjes së Brukselit”, tha Vuçiç para gazetarëve në Azerbajxhan ku po qëndron për vizitë zyrtare.
Ai është ankuar edhe për arrestimin e ish zyrtarit policor të Kosovës, Dejan Pantiç, i dyshuar për vepra terroriste.
“A është Dejan Pantiç, Osama Bin Laden?”, ka pyetur Vuçiç.
“Çfarë bëri Pantiç? Më në fund, na tregoni se çfarë bëri ai njeri?”, ka vazhduar me pyetje kreu i shtetit serb.
“E çfarë bëri Dejan Pantiç-i, plagosi dikë, e vrau? EULEX-i e sajoi që u sulmuan me bomba. Kjo vetëm tregon se cili është qëndrimi i tyre ndaj serbëve dhe Serbisë.
Kur është pyetur për përgjigjen e KFOR-it për kërkesën e tij për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë, ai është shprehur pesimist.
“Pres që të përgjigjen negativisht, pres që të thonë se janë të aftë për të kryer detyrën. Por, sjellja e KFOR-it është më korrekte se shumë qeveri perëndimore. Ata sillen në përputhje me Rezolutën 1244 dhe kompetencat e tyre, kanë të drejtën dhe detyrimin të na përgjigjen dhe e trajtojnë atë në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme, ndryshe nga të tjerët”.- tha Vuçiç.
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri të Kosovës, shpërthim i fortë në Mitrovicë! Brnabiç: Jemi në prag të një konfliki të armatosur! KFOR: Kemi mjetet për të penguar dhunën
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2234
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor, 16:45
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor, 16:43
-
VIDEO/ Plas grushti mes deputetëve në Parlamentin serb, Garda ndërhyn për t'i ndarë
25 Nëntor, 13:56
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21
-
Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
24 Nëntor, 17:00
-
Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë
24 Nëntor, 12:42
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
BOKS/ Alban Beqiri dhe Besian Karaj kampion të Ballkanit për peshat 67 dhe 71 kg, fitojnë mes Serbisë
23 Nëntor, 15:57
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32