Vuçiç: Bëni çfarë të doni, nuk do ketë Kosovë të pavarur

Vuçiç: Bëni çfarë të doni, nuk do ketë Kosovë të pavarur

Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten në një takim të Partisë së tij Progresive Serbe (SNS) në Pançevë, afër Beogradit, se ka pritje që Serbia ta dorëzojë Kosovën “në pjatë”.

“Bëni çfarë të doni, jashtë dhe brenda, këtu në shtet, nuk do të lejoj që të shkatërrohet Serbia, dhe nuk do të ketë Kosovë të pavarur”, ka thënë Vuçiq.

Marshi i partisë së tij në Pançevë, është duke u mbajtur në kohën e njëjtë me protestën “Serbia kundër dhunës”, që po mbahet në Beograd.

Arsyeja për organizim të protestës në Beograd është zhgënjimi me reagimin e autoriteteve, pas dy vrasjeve masive që janë ndodhur në Serbi, në muajin maj, në të cilat janë vrarë 18 persona.

Vuçiq ka thënë se ai nuk do të lejojë që qeverisja të ndryshohet me forcë, nën ndikimin e tjerëve, dhe as të zbatojë politika kundër interesave të Serbisë.

Ai ka thënë se nuk do t’iu “shërbejë” kurrë të huajve.

“Ata nuk do ta udhëheqin politikën e jashtme të Serbisë. Ata nuk do të vendosin për mua se kë ta sanksionoj, njerëzit do të vendosin, ata nuk do të vendosin për mua nëse Serbia do t’i bashkohet NATO-s, njerëzit do të vendosin”, ka thënë Vuçiq.

Ai i ka ftuar qytetarët që të shkojnë në Beograd, për një marsh të planifikuar nga partia e tij ditëve në vijim.

“Të gjithë në Beograd. Do të shkohet në Beograd nga secili qytet, nëse është nevoja edhe në këmbë”, ka thënë ai.

“Jo zmbrapsje, jo dorëzim, ne do ta ruajmë shtetin tonë”, ka shtuar ai.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe njihet nga mbi 100 vende të botës.

Kosova dhe Serbia, i kanë nisur negociatat për normalizim të marrëdhënieve më 2011, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Në shkurt të këtij viti, ato kanë arritur pajtueshmëri për Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve, dhe në mars për aneksin e zbatimit të saj.

Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 20/05/2023 13:55

    O vucic boletatovic miloshevic nuk te pjerdh kush ty beje prove te shkosh ne dardani pa leje dhe shihe sa e pavarur eshte keshtu vaxhdo se na duhesh qe te mposhtet prfundimisht antishqiptarismi

    Përgjigju
  • Neri: 20/05/2023 09:54

    Po usa dhe be ckoment kane per kete fraze te serbise. Do rrine ti bejne fresk akoma..

    Përgjigju
  • Iris: 20/05/2023 03:40

    Qe nuk do t'a njihni ndonjehere pavaresine e Kosoves,kete e dime,por le t'a mesojne ata qe kembengulin ne bisedime te kota pa fund si ato mes Izraelit e Palestines.Po nuk u ndryshua mendesia serbe,bisedimet jane humbje kohe.Per fat te keq deri tani nuk ka ndryshim,sepse serbet e shohin Kosoven si djepin e kultures se tyre,packa se jane te ardhur nga stepat dhe nuk mesohen dot me faktet qe Kosoven e kane humbur pergjithemone dhe se pavaresia e Kosoves eshte nje fakt dhe e drejte e fituar me gjak e ligjerisht dhe e pakthyeshme e padiskutueshme

    Përgjigju
  • Arbërori: 19/05/2023 22:14

    Ky fashist serborus i pështirë bashkpunon ngusht më vllaun Edvin shkjau shqipfolës për të njejtin wellim ode në balkanin e hapur serborus o nuk ”ka pavarsi” për Kosoven… kurse Kosoves shumë po i frihet se sa han ti

    Përgjigju
  • Max: 19/05/2023 19:44

    Kosova eshte e pavarur o millosheviç

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit