Vuçiç do të dëshmojë për vrasjen e 6 të rinjve në 1998

Vuçiç do të dëshmojë për vrasjen e 6 të rinjve në 1998

Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar në Serbi ka konfirmuar për gazetën “Danas” se ka pranuar kërkesë për të dëgjuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për rastin e të rinjve të vrarë në kafenenë “Panda” në Pejë në vitin 1998, por se vendimi – kur të merret – së pari do t’i njoftohet avokatit të të dëmtuarve.

“Prokuroria do të vendosë për kërkesën e dorëzuar nga avokati Ivan Niniç në emër të prindërve të të rinjve të vrarë më 10 gusht”, thuhet në deklaratë.

Niniç ka shpjeguar për gazetën “Danas” se familjet vazhdimisht kanë paraqitur kërkesë që Vuçiçi të dëgjohet si dëshmitar, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga prokuroria.

Prindërit e gjashtë të rinjve të vrarë, e tre të plagosurve, kërkuan dëshminë e Vuçiçit për shkak të deklaratave të tij nga viti 2013, kur ai ishte shef i Byrosë për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë, “duke pretenduar se krimi nuk ishte kryer nga shqiptarët dhe se ai pothuajse e di se çfarë ndodhi atë natë fatale në kafene”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Luis Meçe kërkon ndihmë për t’u shëruar,hapet Gofoundme

Luis Meçe kërkon ndihmë për t’u shëruar,hapet Gofoundme