Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thotë se kërkesat e Albin Kurtit për Asociacionin janë tallje me ndërkombëtarët më shumë se me Beogradin. Këtë e tha sot gjatë seancës së posaçme në Parlamentin e Serbisë.
Presidenti përkujtoi se ndër kushtet e Kurtit është që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet ne fuqi. I pyetur nga deputeti Markoviç se cila është përgjigja e qeverisë dhe presidentit serb ndaj këtyre kërkesave, Vuçiç tha:
“Kjo është një tallje e komunitetit ndërkombëtar më shumë se ne”.
Vuçiç shtoi se Asociacioni është i përcaktuar me marrëveshjen e parë dhe se ekzistojnë katër marrëveshje për përmbajtjen e bashkësisë.
Kur flitet për pasojat që mund të pësojë Serbia për shkak të mospranimit të platformës së propozuar evropiane, Vucic thotë se nuk është folur asnjëherë për sanksione.
Lajmi kryesor:
Sërish debat në Kuvendin serb për dialogun me Kosovën, Vuçiç: Rrethanat gjeopolitike më të këqijat në 15 vjet! E respektoj Rusinë, por i shërbej shtetit tim





