Vuçiç: Kosova është e Serbisë
komentet e Thaçit pa lidhje

Vuçiç: Kosova është e Serbisë<br />komentet e Thaçit pa lidhje
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i pyetur nga gazetarët për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili u shpreh se pak ditë më parë se Serbia ka të njëjtin plan si Rusia në Krimenë, për Kosovën, është shprehur se “janë komente më pa lidhje që ka dëgjuar ndonjëherë”.

Sipas Kushtetutës tonë, Kosova është pjesë e Serbisë. Me aneksimin e një pjese të Kosovës, kjo do të nënkuptonte se ne do të ndanim territorin tonë. Ne nuk jemi ndonjë Rusi e vogël dhe as që kemi në plan të ndërmarrim ndonjë veprim ushtarak. Këto plane i kishte në mendje Prishtina”, është shprehur ai.

Gjithashtu Vuçiç ka komentuar edhe deklaratën e presidentit serb, Tomisllavo Nikolliç,  i cili u shpreh se në rast të një konflikti kundër serbëve të Kosovës, Beogradi do të dërgonte ushtrinë, duke thënë se “asgjë nuk zgjidhej me armë dhe se duhet ti rikthehemi dialogut sa më shpejt”.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)