Vuçiç: Kosova, pengesa më e
madhe për Serbinë drejt BE-së

Vuçiç: Kosova, pengesa më e<br />madhe për Serbinë drejt BE-së
Kryeministri i Serbisë në një intervistë për mediat në Beograd e ka pranuar se pengesa më e madhe për anëtarësimin në Bashkimin Europian është njohja e pavarësisë së Kosovës.
 
Rruga më e vështirë është kaluar me shumë punë. Mirëpo tani Serbia e ka të vështirë kapitullin e 35-të mbi Kosovën. Por Serbia mbetet e përkushtuar drejt anëtarësimit në BE”, ka thënë Vuçiç.
 
Kryeministri serb akuzon edhe Bashkimin Europian për presion për njohjen e Kosovës.
 
Qytetarët serbë here e shohin BE-në si një lloj makinerie që u bën shumë presion për shkak të Kosovës, e cila ka qenë gjithmonë problemi më i madh i BE-së në regjionin tonë”, ka deklaruar ai.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë